Filloi skriningu shpjegues RMV-BE, Mariçiq: Do të përshpejtohen reformat, kemi bazën për të ecur me ritëm të mirë

Ekipi negociues i Maqedonisë së Veriut filloi fazën eparë të skriningut shpjegues për legjislacionin e BE-së, në virgjilje të fillimit të skriningut bilateral. Takimi filloi sot në Bruksel. Ekipin e kryeson kryenegociatori, Bojan Mariçiq. Ai në fjalën hapëse të takimit të parë të skriningut, shprehu kënaqësinë për fillimin zyrtar të pjesës praktike të negociatave të anëtarësimit, pas Konferencës Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian të mbajtur në korrik të këtij viti.njofotn Portalb.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me rastin e fillimit të procesit të skriningut theksoi “fillojmë një proces në të cilin do të thellohen reformat thelbësore për zbatimin e rregulloreve evropiane, për evropeizmin e shoqërisë dhe për funksionimin evropian të shtetit”.

“Negociatat e bëjnë dhe transformojnë vendin për mirë. Pas 17 vitesh pritje, ne kemi një shans historik për të siguruar një të ardhme evropiane për qytetarët dhe Maqedoninë e Veriut”, tha zëvendëskryeministri Mariçiq, duke shtuar se me fillimin e skriningut, hyjmë më thellë në procesin e reformave, të cilat përfshijnë zbatimin e rregulloreve evropiane dhe kontribuojnë në evropianizimin e shoqërisë dhe funksionimin evropian të shtetit.

Zëvendëskryeministri Mariçiq para përfaqësuesve të Komisionit Evropian theksoi se Maqedonia e Veriut ka bazën për të ecur përpara me ritëm të mirë dhe se në këtë moment të gjithë janë të fokusuar maksimalisht në secilin kapitull dhe me përkushtim dhe optimizëm maksimal për të përmbushur qëllimin tonë strategjik – anëtarësimin e plotë në BE.

“Ekipi maqedonas, këtu në Bruksel, dhe kolegët që na ndjekin nga Shkupi janë të gatshëm të dëgjojnë përvojat dhe këshillat tuaja se si të përmbushen sa më mirë kërkesat e legjislacionit të BE-së në fushën e prokurimit publik, kapitull që është pjesë e Grupi i Themelet”, theksoi Mariçiq.

Kryenegociatori Mariçiq, në fjalimin e tij, iu referua asaj që Maqedonia e Veriut ka arritur deri më tani në kapitullin specifik, Prokurimet Publike, duke theksuar se korniza ligjore për prokurimet publike është në masë të madhe në përputhje me ligjin e BE-së.

“Në fillim të vitit 2022, Qeveria miratoi Strategjinë për përmirësimin e sistemit të prokurimit publik për periudhën 2022-2026, me një Plan veprimi për vitin 2022 për zbatimin e saj. Direktiva për mbrojtjen dhe sigurinë 2009/81/EZ është transpozuar në Ligjin për Prokurimin Publik në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, tha Mariçiq.

Zëvendëskryeministri theksoi se po vazhdojnë aktivitetet për krijimin e partneriteteve efektive publiko-private dhe se është përgatitur Projektligji i ri për Partneritetin publiko-privat, duke shtuar se Projektligji është në fazën përfundimtare të harmonizimit dhe do të dorëzohet në procedurë qeveritare.

Sistemi elektronik i prokurimit publik po funksionon me efikasitet, tha Mariçiq, ndërsa zhvillimi i një platforme të e-tregut, e-katalogëve dhe përmirësimi i mëtejshëm i sistemit të përpunimit të ankesave të prokurimit publik është duke u zhvilluar.

“Roli dhe kapaciteti i Entit Shtetëror  për revizion në kryerjen e auditimeve të prokurimit publik janë përmirësuar përmes zbatimit të programit të ri të auditimit të prokurimit publik që ofron udhëzime të përditësuara dhe mjete metodologjike për auditorët”, shpjegoi Mariçiq, duke shtuar se legjislacioni në fushën e mjeteve juridike është në masë të madhe në përputhje me të drejtën e BE-së.

“Nuk kemi pritur fillimin e negociatave pa punuar në kapitull të veçantë. Por e dimë se përpara nesh kemi ende shumë punë dhe përkushtim për reforma, për të cilat si Qeveri e Maqedonisë së Veriut kemi treguar se kemi dëshirë, vullnet dhe kapacitet politik”, përfundoi Mariçiq në fund të prezantimit të tij.

Sot fillon shqyrtimi shpjegues për Kapitullin 5, Prokurimi Publik. Delegacioni maqedonas e udhëheq zëvendëskryeministri për çështje Evropiane Bojan Mariçiq. Pjesë e delegacionit është edhe sekretarja shtetërore në SEP dhe zëvendëskryenegociatorja Drita Abdiu Halili, ndërsa gjithashtu në delegacion janë përfshirë përfaqësues nga institucionet kompetente dhe Sekretariati për çështje Evropiane

Nga data 15-27 shtator 2022 do të zhvillohen takime për fushat dhe kapitujt e Klasterit “Vlerat themelore”, kur Komisioni do të prezantojë legjislacionin e ri për këto fusha. Të gjitha takimet mbahen në Bruksel, me përjashtim të Kapitullit 18 “Statistikat” në Luksemburg.

Skriningu shpjegues do të mbahet së bashku me ekipin negociues shqiptar. Të dy vendet do të ndahen kur do të fillojë skriningu bilateral, më së herëti për dy muaj.

Qëllimi i skriningut shpjegues, si edhe në vitin 2019, është që të informohen ekipet e vendeve negociuese për rrjedhën dhe risitë në legjislacionin e BE-së. Duke pasur parasysh atë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk kanë pasur skrining shpjegues nga viti 2019, ata duhet të kalojnë përmes azhurnimit të ligjeve të fundit, aktvendimeve dhe vendimeve në secilin nga kapitujt nga atëherë e deri më sot. Në këtë pjesë, roli i vendeve që negociojnë është shumë pasiv, ato dëgjojnë, marrin shënime dhe parashtrojnë pyetje.

Skriningu fillon me klasterin e parë dhe më të rëndësishëm. Sot takimi është i fokusuar në kapitullin pesë – Furnizimet publike. Nesër, ekipet udhëtojnë drejt Luksemburgut ku do të mbahet takim për kapitullin 18 – Statistikë. Që të dy kapitujt janë pjesë e klasterit të parë famoz, i njohur si “Themele”. Kapitujt e tjerë në këtë klaster janë Drejtësia, Gjyqësia dhe Kontrolli financiar.

Nga Komisioni Evropian deklaruan se ata mbeten tërësisht të përkushtuar në avancimin e procesit të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Ky është hapi i parë dhe i rëndësishëm në procesin negociues, plotësisht i mbështetur nga qeveritë dhe parlamentet e të dy vendeve”, deklaroi zëdhënësja Ana Pisonero.

Ajo shtoi se muajt e ardhshëm sjellin “program intensiv pune” për të gjithë palët, ndërsa ajo do të fillojë me Themelet.

“Bëhet fjalë për takime teknike në të cilat është involvuar një numër i madh i ekspertëve, ndërsa ne jemi në kontakt të afërt mr autoritetet për orarin e takimeve”, shtoi Pisonero.

Pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare. Më 15 shtator zyrtarisht dhe fillon procesi i azhurimit të skriningut RMV-BE.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe kryenegociatori me BE-në dje është nisur për në Bruksel, para fillimit të procesit të shqyrtimit dhe hapjes së negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

COELA do të takohet edhe me kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe do të marrë pjesë në seancën e përbashkët të Këshillit Kombëtar për Integrime Europiane, të kryesuar nga deputeti Aleksandar Nikoloski dhe Komisionit Parlamentar për Çështje Europiane, të kryesuar nga deputeti Arbër Ademi, më 14 shtator në Kuvend. Delegatët nga COELA do të shkëmbejnë mendime edhe me përfaqësues të organizatave të shoqërisë qytetare.

Republika Çeke mori presidencën e BE-së nga Franca më 1 korrik, ndërsa nga 1 janari 2023 në krye të BE-së do të jetë Suedia.

Vetëm gjatë kryesimit të Francës me BE-në, u arrit të ketënjë lëvizje në rrugën eurointegruese të vendit dhe Shqipërsië fqinje.

Pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button