Akoma e hapur mundësia për të marrë deri 4 mijë denarë për blerjen e biçikletave

Qytetarët e Shkupit kanë akoma mundësi të aplikojnë për të marrë deri 4 mijë denarë për subvencionimin e biçikletave, si masë e Qytetit të Shkupit për mbrojtjen e mjedisit, transmeton Portalb.mk.

“Në vijim është thirrja publike për subvencione për qytetarët për blerjen e biçikletave. Mjetet që Qyteti i Shkupit i subvencionon për biçikleta janë në vlerën 50% të vlerës së biçikletës, por jo më shumë se 4.000,00 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale”, raportoi Qyteti i Shkupit.

Sot ka mbaruar oferta për subvencionimin e blerjes së trotineteve në vlerë prej 30 % nga vlera e përgjithshme e trotinetit, por jo më shumë se  8 000 denarë.

“Në seancën e fundit të Këshillit të Qytetit të Shkupit u miratua vendim për subvencionimin e të rinjve, për blerjen e trotineteve elektrike dhe biçikletave. Me vendimin për herë të parë parashikohen subvencione për të rinjtë deri në moshën 29 vjeç, të cilët janë banorë të Qytetit të Shkupit”, përkujtoi Qyteti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button