Struga, Shkëndija dhe Shkupi bindshëm fitojnë në Kupën e Maqedonisë së Veriut

Në ndeshjet e para të Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll, futbollistët e Strugës, Shkëndijës dhe Shkupit arritën të sigurojnë fitore pa asnjë problem, transmeton Portalb.mk.

Struga arriti të fitojë kundër ekipit të Vardar Negotinës me rezultat 1-2, ndërsa Shkupi fitoi si mysafir me rezultat 1-3.

Pa vështirësi arriti të kualifikohet edhe ekipi tetovar KF Shkëndija, pasi mposhti me rezultat 0-3 ekipin e Karaormanit.

Ekipet fituese do të vazhdojnë garat e Kupës në fazën e 1/8 së finales.

Ndryshe, fituesi i Kupës së Maqedonisë së Veriut në sezonin 2021/22 është ekipi i Makedonija Gj,P. pasi në finale fitoi kundër Sileksit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button