Më 26 shtator do të vazhdojë gjykimi për vrasjen e hendbollistit kroat në Shkup

Gjykimi për vrasjen e henbollistit kroat Denis Tot, i cili është rrahur deri në vdekje para një klub nate në Parkun e Qytetit në Shkup, vazhdon më 26 shtator, pasi sot mbrojtja i dha fjalët hyrëse dhe filloi procedurën dëshmuese me marrjen në pyetje të tre dëshmitarëve, raporton MIA.

Mbrojtja në fjalën e saj hyrëse në debatin e sotëm tha se nuk vlerëson se kualifikimi juridik për veprën penale “vrasje”, e cila u ngarkohet të akuzuarve për vdekjen e henbollistit kroat është i qëndrueshëm dhe se do të dëshmojë se nuk ekziston paramendim për të njëjtën.

Prokuroria, megjithatë, në seancën e parë tha se disponon me dy CD nga kamerat e sigurisë nga të cilat shihet qartë e gjithë ngjarja e ndodhur në mbrëmjen kritike dhe mbi të gjitha individualisht veprimet e secilit prej të pandehurve që i kanë ndërmarrë atë ditë.

Të akuzuarit për vrasjen e henbollistit kroat, në seancën e parë, para Këshillit gjyqësor në Gjakatën themelore penale – Shkup, deklaruan se nuk ndjehen fajtorë për veprën penale që u ngarkohet. Prokuroria themelore publike Shkup i ngarkon të akuzuarit Anxhelo Gjorgjievski, Klementina Levkovska dhe Andrej Kostovoski për veprën penale “vrasje” nga neni 123 paragrafi 1 lidhur me nenin 22 nga Kodi penal.

Sipas aktakuzës, këta persona akuzohen se më 7 prill, para një klubi të  natës në Parkun e qytetit në Shkup, së bashku e kanë privuar nga jeta të dëmtuarin Denis Tot.

“Pas një debati të shkurtër, të tre i kanë shkaktuar disa goditje dhe lëndime të rënda fizike, nga të cilat viktima fillimisht ka rënë në gjendje koma dhe të nesërmen ka ndërruar jetë”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë së publikuar më 21 korrik të këtij viti.

Procesin e udhëheq gjykatësja Elena Ilievska Josifoviq

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button