OBSH-ja vlerësoi se është koha e duhur për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19

Bota nuk ka qenë asnjëherë më parë në një pozicion më të mirë se sa tash për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19, ka thënë të mërkurën, kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, shkroi Reuters, raportoi Koha.net.

Ai ka thënë se fundi i kësaj pandemie tashmë po shihen në horizont.

“Ne nuk jemi ende atje, por fundi është në dukje”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp.

Kjo deklaratë e Tedrosit ka qenë më optimistja brenda OKB-së që kur kjo organizatë e shpalli COVID-19 emergjencë ndërkombëtare.

Virusi, i cili u shfaq në Kinë në fund të vitit 2019, ka marrë jetën e afro 6.5 milionë njerëz dhe ka prekur 606 milionë njerëz, duke ndikuar edhe në ekonomitë globale dhe sistemet e kujdesit shëndetësor.

Tedrosi u deklarua edhe për linë e majmunëve, për çka tha se rastet gjithnjë e më shumë po bien, por u kërkoi vendeve të vazhdojnë ta luftojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button