KSHZ vëzhgon zgjedhjet në Kore, harron problemet vendore

Të gjithë anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), kanë shkuar për të vëzhguar zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut, raporton Plusinfo.

Ky portal thekson se zyrtarët shtetërorë e kanë parë të udhës të ndihmojnë prcesin zgjedhor në një shtët të largët, në kohën kur në vend është duke u diskutuar për mënyrën se si duhet të menaxhohet situata e krijaur pas dorëheqjes së 33 deputetëve të opozitës.

“Ne u përpoqëm për të marrë një përgjigje nga kryetari i KSHZ-së Nikolla Rilkoski në lidhje me udhëtimin e kolegëve të tij në Korenë e Jugut, por telefoni i tij celular ka qenë i shkyqur”, raporton Plusinfo.

Pritet që anëtarët e KSHZ-së të kthehen nga Seuli të enjten, një javë pasi u larguan.

Lajme të ngjashme

Back to top button