“Balkan Art Stage” bëri bashkimin e 12 instrumentistëve nga 8 shtete të ndryshme të ballkanit

Mbrëmjen e së hënës, më 12.09.2022, në sallën kamertale të Filharmonisë në Shkup, në
Maqedoninë e Veriut, u mbajt koncerti me karakter kamertal “Balkan Art Stage“ – ideja e të cilit
në thelb kishte bashkimin e instrumentistëve të ndryshëm nga i gjithë rajoni i ballkanit. Ky
koncert erdhi si rrjedhojë e festivalit “Skupi kamerfest”, i cili këtë vitë feston vitin e pestë të
formimit të tijë.

Ky koncert paraqet një gërshetim shumë pozitiv dhe shpresëdhënës, në mënyren e se si
është konceptuar. Bashkimi i 12 instrumentistëve nga 8 shtete të ndryshme të ballkanit, është një
ndër momentet kyçe të këtij koncert, pa anashkaluar dhe nivelin e lartë të programit muzikor që
ata sollën me shumë entuziazëm para publikut shkupjan.

“Balkan Art Stage“ solli emra të ndryshëm instrumentistësh, të cilët karrierën e tyre
profesionale e kanë krijuar si solistë, koncert mjeshtër, profesorë univerzitarë, si dhe udhëheqës
grupesh në orkestrat nga shtetet që ata vijnë. Mbërmjen e së hënës publiku i pranishëm kishte
kënaqësinë ti ndëgjoj instrumentistët: Ljubisha Jovanivic (flaut), Marija Gjoshevska (piano),
Giota Xenariou (violinë), Bojan Ilkoski (violinë), Nevila Kalaja (violinë), Sihana Badivuku
(violinë), Rron Bakalli (violinë), Sandra Belic (violonçelo), Milan Ninkovic (violinçelo),
Stefania Yankova (violë), Eva Radomi Karadza (violë), Blerim Grubi (violë). Kështu këta
instrumentist nga 8 shtete të ballkanit – Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina,
Bullgaria, Greqia, Kosova, Serbia, dhe Mali i Zi, shpalosën virtuozitetin e tyre me interpretimin
e ajkës së muzikës kamertale.

This slideshow requires JavaScript.

Formacionet kamertale të formuara enkas për këtë koncert, të cilët ishin kombinim i të
gjithë instrumentistëve të lartëpërmendur, sollën me shumë elegancë dhe finesë të thellësuar,
besnikëri stilistike dhe projeksion tonal, artin e protagonistëve më të mëdhenjë të klasicizmit
muzikor, Flute Quartet in D-major, K.285 nga W. A. Mozart, si dhe Romace in F-major, op.50
nga L. van Beethoven, me përshtatje për ansambël harqesh dhe flautë nga Marco Nason.
Pjesë e programit të së hënës mbrëma, ishin dhe vepra e kompozitorit dhe flautisti
francez, François Borne, Fantaise Brillante on Themes from Bizet’s Carmen – vepër e cila është
një ndër elementet kryesore kur flasim për repertoarin e periudhës së romantizmit të vonshëm për
flautë.

Koncerti u përmbyllë me interpretimin e Piano Quintet in E flat – Major, op. 44, nga
kompozitori i romantizmit të hershëm, Robert Schumann. Vepra këto të cilat instrumentistët e
lartëpërmendur i sollën me profesionalizëm të lartë, ku potenciali i madh krijues i tyre reflektoi
jo vetëm cilësitë individuale, por edhe përsosjen në krijimin e interpretimit të përbashkët që u
theksua në të gjithë veprat. Interpertimi i tyre pasqyroi të gjitha vlerat e përbashkëta ideologjiko-
estetike, duke e vënë theksin edhe në dimensionin emocional.
Koncerte me karakter të tillë, po edhe me qëllime inkurajuese, dhe bashkëpunime shumë
dimenzionale, si koncerti nën titullin “Balkan Art Stage“, janë ngjarje që kanë peshë të lartë
artistike dhe shoqërore, dhe meritojnë mbështetje të gjithëanshme, por edhe përsëritje më të
shpeshta, edhe në shtetet e tjera të ballkanit.

Nora Bajrami

muzikologe

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button