Nënshkruhet marrëveshje për fondet e BE në funksion të subjekteve në Maqedoni

Sot, më datë 02.06.2014 në kampusin e UEJL-së në  Shkup,  u bë nënshkrimi i marrëveshjes së konsorciumit për bashkëpunim strategjik rreth fondeve direkte të BE-së për periudhën 2014-2020.

Kjo marrëveshje ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit  ndër sektorial për shfrytëzimin  e fondeve direkte të BE-së që janë në dispozicion të subjekteve në Republikën e Maqedonisë, në funksion të rritjes së promovimit, konkurrencës dhe inovacionit tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Bashkëpunimi në mes sektorit akademik, privat, joqeveritar dhe atij publik, me mbështetje nga organizatat partnere të huaja ka për qëllim të kontribuojë për punësime të reja, forcimin e eko-sistemit të ndërmarrësisë në vend si dhe krijimin e lidhjeve me partnerë të huaj në BE, në drejtim të pushtimit të tregjeve të reja me qëllim plasmanin e produkteve tona vendore në tregun e përbashkët të BE.

Bashkëpunimi strategjik lidhet për periudhën 2014-2020, dhe për këtë periudhë janë të parapara edhe aktivitete dhe aplikime në programet e drejtpërdrejta të BE-së:

  • Program korrnizë për hulumtim dhe inovacion (HORIZON2020) me buxhet prej 80 miliardë euro.
  • Program për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (COSME20142020) me buxhet të paraparë prej 2.7 miliardë euro.

Konsorciumi i Maqedonisë është i përbërë nga: Komuna e Tetovës, Komuna  Gazi Babë, Regjistri Qendror i RM, Agjencioni për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë në RM, Universiteti i Evropës Jug-Lindore, Qendra për fondet e BE dhe inovacion, Rrjeti Business Angel i Maqeodnisë, Neë Mens Business Accelerator, Ilumine-Qendra për zhvillim  të TIK në arsim, Parku Teknologjik pranë UEJL-Tetovë, Instituti për ambient jetësor, shëndet  dhe shkolla zbavitëse të futbollit në RM.

 Partnerë dhe mbështetës të huaj strategjik janë:  European Business angels Netëork (EBAN), Rrjeti europian i biznesit dhe qendrave inovative (EBN), Rrjeti  Irlandez i  biznesit dhe qendrave inovative (ËestBIC), Biznes akceleratori  europian (EU-start Up Business Accelerator) si dhe platforma për inovacion – Fondacioni Finnovaregio nga Valecia, Spanjë.

Lajme të ngjashme

Back to top button