Kurti zbuloI se çka foli me Ramën në ‘takimin urgjent’

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me Edi Ramën të martën ka folur për sulmet kibernetike, krizën energjetike si dhe procesin e Berlinit, shkruan Syri.

Kurti të martën doli urgjent nga konferenca për media për t’u takuar me Edi Ramën.

E sot ka treguar konkretisht se çka ka folur me kreun e ekzekutivit shqiptar.

“Siguria kibernetike ishte tema e parë, pasi isha shumë i interesuar të marrë vesh sa më shumë për përvojën e tyre nga sulmet që kanë pasur”, ka thënë Kurti.

Ai ka treguar se ka folur me Ramën për bashkëpunim energjetik që dimrit Shqipëria t’i jap rrymë Kosovës, e Kosova ta bëjë verës këtë.

“Përgatitjet në dritën e rifillimit të procesit të Berlint, sepse ju e dini që takimet e mërherhsmë të procesit të Berlnit janë bër na Angela Merkel, e tash do të bëhen nga kancelari i ri”, ka thënë Kurit.

“Ka shumë punë të ekipeve tona dhe shumë bashkëpunim paraprak”, ka treguar kryeministri i Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button