Në llogarinë e EMV-së Qeveria e RMV-së transferoi 50 milionë euro

Javën e kaluar Qeveria ia pagoi shumën prej 50 milion euro ShA EMV paraparë për krizën energjetike në shpërndarjen e energjisë elektrike. Ky është transaksioni i parë nga buxheti destinuar për elektranat shtetërore pas më shumë se gjysmë viti dhee dyta më e madhja nga fillimii krizës energjetike, pasi në gjysmën e dytë të nëntorit u transferuan 65 milion euro për EMV, transmeton Portalb.mk.

Në seancën e 31 gushtit, qeveria ka marrë vendim për miratimin e burimeve financiare për përballimin e situatës së krizës në furnizimin me energji elektrike. Për Elektranat e Maqedonisë së Veriut janë miratuar mjete në vlerë prej 3.100.000.000 denarë, mjete të siguruara nga Buxheti.

Deri më tani, EMV ka kërkuar mënyra të ndryshme për të financuar “hendekun” që lind nga diferenca mes çmimit të shtrenjtë të blerjes dhe çmimit relativisht të lirë të shitjes për amvisëritë. U kërkuan hua nga shoqëri aksionare shtetërore më likuide dhe kredi nga kreditorët ndërkombëtarë.

Vetëm në muajin shkurt kriza detyroi Qeverinë në disa raste t’i paguaj 58 milion euro elektranave të shtetit. Kur gjithçka bëhet bashkë, del se në vitin 2022, për dy muajt e parë janë shpenzuar 80 milionë euro nga buxheti i qeverisë. Nëse kësaj i shtohen edhe paratë e vitit 2021 pas shpalljes së krizës energjetike, shuma totale e llogaritur përafërsisht është rreth 170 milionë euro. Me 50 milionë eurot e fundit, nga përllogaritja rezulton se në më pak se nëntë muaj janë dhënë 220 milionë euro si mbështetje.

Ndryshe, nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Ditë më parë nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.

Nga ana tjetër, termocentralet e Maqedonisë së Veriut (ESM) kanë për detyrë të aktivizojnë të gjitha kapacitetet prodhuese dhe të prodhojnë 25 për qind më shumë energji elektrike se vitin e kaluar, në mënyrë që vendi të kapërcejë krizën energjetike. Gjithashtu, kompania private “TE-TO” duhet të përfshijë plotësisht kapacitetet e saj dhe të bëjë energji që do t’u shitet kompanive nën çmimet e bursës, të cilat tani janë shumë të larta dhe siç thonë kompanitë nuk mund t’i mbajnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button