U shënua dita ndërkombetare e fëmijeve në Tetovë (FOTO)

Mr. Paul D. Wohlers, ambasador i SHBA-ve, dhe gruaja e tij znj.Mary Jo Uollers, morën pjesë në manifestimin e Qendrës REA në Tetovë.

1 qershori, festa ndërkombetare e fëmijëve, në Tetovë u shënua nga Qendren Edukative Rea. Në kuadër të kësaj u organizuan manifestime të dryshme nga fëmijet e kësaj qendre. Programi filloi me një manifestim kulturor, ku fëmijët kishin përgatitur kënge , valle, poezi etj., pas kësaj ata realizuan edhe një punim të perbashkët ku secili nga ata pati mundësine të shpreh kreativitetin e vet me anë të brushave dhe të ngjyrave.

Te pranishëm ishin një numër i madh i mysafirëve, prindërve, familjarëve si dhe visitor të shumtë të cilët ndoqën programin manifestiv. Më pas mysafirët vizituan hapesirat e reja të qendres Rea, e cila pervec 12 hapësirave për aktivitete ditore përgrupe të ndryshme, zyrave administrative, qendrës për informim, sallës për konsultime dhe seanca psikologjike, kuzhinës, sallës për ushqime, posedon edhe menje hapësire prej 250 m2 e parapare për aktivitete fizike, lojra të ndryshme, përfshire edhe lojrat për zhvillimin e logjikës, ku fëmijet do të kenë mundësi që në bazë të programit të zhvillojne edhe aktivitete plotësuese fizike dhe argetuese.

Një akt tjetër human që u karakterizua në kuadër të këtyre aktivitetëve ishte edhe kampanja “Fëmijet për fëmijët”, në kuader të së cilës, secili fëmijë i’a shiti punimin e tij prindërve të tij, dhe me të hollat e grumbulluara fëmijët do blejnë dhuarata dheto di dhurojnë fëmijëve në qendrën për pëkrujdesje te femijëve me nevoja të vecanta në të cilët do ti vizitojne mbrenda javës.

Këëtë ngjarje të pranishem përvec mysafirëve të vendit ishin present edhe mysafire të shumte nga USAID, nga Ambasada e Amerikës dhe instutucine tjera ndërkombëtare përfshirë edhe Ambasadorin e Amerikes z. Paul Wolers i shoqëruar nga gruaja e tij z-nja Wolers, e cila në fund dha edhe një deklarate për mediumet për këtë rast.

Dita ndërkombetare e fëmijeve në Tetovë
Dita ndërkombetare e fëmijeve në Tetovë
Dita ndërkombetare e fëmijeve në Tetovë
Dita ndërkombetare e fëmijeve në Tetovë
Dita ndërkombetare e fëmijeve në Tetovë
Dita ndërkombetare e fëmijeve në Tetovë

Lajme të ngjashme

Back to top button