U dënuan tre persona tjerë me gjithsej 16 vjet e gjysmë në lidhje me lëndën “Mali” 

Gjykata Themelore Penale në Shkup ka dënuar edhe tre persona tjerë të akuzuar në lëndën “Mali”, në lidhje me shitblerjen e lëndëve narkotike, transmeton Portalb.mk.

I akuzuari S.B. u dënua me katër vjet, R.S. me gjashtë vjet, ndërsa O.E. me tre vjet e gjashtë muaj.

“Duke përfshirë edhe vendimin e fundit të Gjykatës Themelore Penale në Shkup, janë shqiptuar gjithsej 22 dënime me burg”, sqarojnë nga Prokuroria Themelore Publike, duke sqaruar që dy ishin dënuar me gjashtë vjet, dy me pesë, tre me katër vjet e gjashtë muaj, tre me katër vjet, tre me tre vjet e gjashtë muaj, një me tre vjet e pesë muaj dhe tetë persona me tre vjet.

Prokuroria sqaroi që periudhën e fundit, prokurorët përkatës kanë arritur marrëveshje me 14 persona të akuzuar në këtë lëndë.

mars të vitit 2021, Ministria e Punëve të Brendshme, me urdhër të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka lëshuar fletarrest ndërkombëtare për të dyshuar për tregti me drogë të cilët janë të dyshuar në hetimin për rastin “Mali”, ku dyshohet se gjashtë prej të dyshuarve janë arratisur jashtë shtetit. Policia dhe Prokuroria në mars të 2021 zhvilloi një aksion në Gërçes dhe Gazi Babë, gjatë së cilit u arrestuan disa persona. Aksioni ka të bëjë me prodhim dhe tregtim ilegal të lëndëve narkotike.

Ndryshe, marihuanë, heroinë dhe mijëra bimë të ndryshme narkotike që janë konfiskuar në Maqedoninë e Veriut deri në gusht të këtij viti, janë asgjësuar në fabrikën Makstil. Sipas ministrit të punëve të brendshme, Oliver Spasovski, këto 10 ton të drogës kanë qarkulluar në tregun e zi në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button