Kryeparlamentari Xhaferi zyrtarisht i përgjigjet kërkesës së Mickoskit në lidhje me referendumin

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në orët e pasdites ka njoftuar se i ka dërguar letër kryeopozitarit Hristijan Micskoski në lidhje me nismën e tij për mbajtjen e Referendumit në gjithë vendin, transmeton Portalb.mk.

“Në përputhje me nenin 60, paragrafi 1, alineja 5 e Rregullores së Kuvendit të republikës së Maqedonisë, Ju njoftoj se nisma qytetare për shpalljen e referendumit të detyrueshëm në nivelin shtetëror, për shfuqizimin e Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë, nuk është në përputhje me nenin 118 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si edhe me nenin 8, paragrafi 1, alineja 11 e kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Xhaferi.

Ai theksoi që marrëveshjet ndërkombëtarë të ratifikuara, nuk mund të ndryshohet me ligj.

“Nisma e dorëzuar qytetare nuk është çështje për të cilën mund të shpallet referendum në nivelin shtetëror”, deklaroi Xhaferi.

Ndryshe, Iniciativa e VMRO-DPMNE-së planifikon mbajtjen e referendumit për anulimin e Marrëveshjes me Bullgarinë. Nisma për referendum nënkupton fillimisht mbledhjen e jo më shumë 100 nënshkrimeve për të paraqitur nismën në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), dhe më pas mbledhjen e 150 mijë nënshkrimeve që pastaj Kuvendi të shpallë datën për daljen e qytetarëve në referendum.

Maqedonia e Veriut e ka fituar statusin e shtetit kandidat në vitin 2005, por për nisjen e bisedimeve ne BE-në ka pritur 17 vjet, për shkak të kontesteve të pazgjidhura me shtetet fqinje – fillimisht me Greqinë për çështjen e emrit, e tani me Bullgarinë për gjuhën dhe identitetin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button