Migrimi i të rinjve dhe politika

Këtë shkrim po e fillojë më një thënie të publicistes dhe politikanes kanadeze, Nelli McClug, e cila mes tjerash potencon se:” Terrori i vërtetë është sikur të zgjohesh në mëngjes dhe të gjesh që kombi yt, drejtohet nga klasa e shkollës së mesme”.

Jemi koeshient se sidomos në dekadën e fundit, problemi me migrimin e të rinjve është një dukuri për çdo ditë e më shumë në rritje, dhe e cila ndikon në shumë sfera të jetës në vendin tonë, dhe që pasojat e saja, vërehen në përditshmërinë tonë.

Nëse shkon në spitale, do të shikosh mungesë të madhe të numrit të mjekëve, motrave medicinale, specialistëve, e shumë drejtimeve tjera. E njëjta situatë është në sistemin arsimorë, ku nëpër shkollat tona fatkeqësisht, është mbushur kuadri i mësuesve me një përqindje të lartë të arsimimit me shkollim të mesëm, dhe një pjese tjetër jo adekuate, ndërsa kemi vetëm një numër të vogël që janë adekuat në drejtimin e tyre.

E njëjta gjë ndodhë edhe në administratë shtetërore, e në shumë sfera tjera të jetës në vendin tonë, me çka është e pamundur të depërtosh nëse nuk je i përfshirë në zinxhirin e politikës. Dhe për fat të keq kuadrot e reja që përfundojnë shkollën fillore apo të mesme, kanë mungesa elementare të dijes.

Sigurisht që migrimi, ka qenë dhe do të jetë, pjese e jetës së njerëzve, por ky trend tashmë është shndërruar në një “fenomen” i cili do të këtë pasoja të rënda, qofshin ato ekonomike apo sociale.

Edhe pse jetojmë në një sistem demokratik, tek ne në të shumtën e rasteve, vendos vetëm politika, apo kush është pjesë e pushtetit. Këtu nuk merret parasysh se e njeh ose jo, sferën që ke studiuar, por meritokracia, fillon në zyrat partiake dhe transferohet në anën publike të shtetit ose tek punësimi .

Dhe kur jemi te punësimi, çdo parti politike në fushatë, por edhe në statutin e tyre e kanë që rinia është pjesa më vitale dhe që do të kujdesemi që ata ti mbajmë këtu ne vendlindje, por që është e kundërta, partitë politike afër tyre apo në sistemin e punësimit, kanë vetëm ata individ që angazhohen në fushata elektorale, pavarësisht së a është person i duhur për atë vend pune apo jo, kjo nuk është në filozofinë e tyre politike.

Partitë për të ndaluar migrimi e të rinjve është e pamundur që ta bëjnë, por e vetmja gjë që mund ta ndryshojnë është që të fillojnë të sillen me përgjegjshmëri ndaj popullatës, të paktën mos te ua humbin dinjitetin e tyre.

Shkruan: Arben Zyberi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button