Ziadin Sela viziton diasporën shqiptare në Suedi (Foto)

Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela , me ftesë të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ‘’ Papa Klementi XI Albani’’- Suedi ( SHSHASHS), zhvilloi një vizitë në Udevalë të Monarkisë Kushtetuese të Suedisë.

Shoqata në fjalë ftoi kryetarin me rastin e organizimit të tretë shkencor , në kuadër të së njëjtës me temën : ‘’ Kontributi i Mërgatës Shqiptare në Suedi dhe i Miqve Suedezë për Shqiptarët dhe {ështjen e Kosovës’’.

Takmi i mbajtur më 31 maj në qytetin e Udevalës zgjati disa orë me ligjërime dhe referenca nga artistë dhe shkrimtarë të njohur shqiptarë dhe suedezë.  Sesionin e prezantoi moderatorja dhe anëtarja e Kryesisë së shoqatës Saranda Iseni, e cila i dha fjalën Kryetarit të shoqatës Hysen Ibrahimit i cili shpalli të hapur punën e Sesionit të tretë shkencor.

  Këtë tubim të poetëve dhe shkrimtarëve të mërgatës e nderuan me prezencën e tyre edhe Kryetari iAsamblesë së Komunës Uddevalla Rolf Sten, pastaj nënkryetari i kësaj komune Magnus Jakobsson, komunë e cila edhe ishte finansuese e mabjtjes së këtij sesioni. Ishte i pranishëm dhe pershendeti manifestimin miku i madh i shqiptarëve, mësuesi dhe humnaisti Anders Westman.

Fjalën e rastit e mori edhe  Kryetari i Komunës së Strugës , Ziadin Sela, i cili shpreh mjat nderuar  që gjendet në atë manifestim kushtuar kontributit të diasporës shqiptare.

Përveç takimeve të shumta me qytetarë nga Struga me rezidencë në Suedi, që tashmë janë integruar në shoqëri si biznesmenë, artistë e shkrimtarë të njohur, Kryetari i Komunës së Strugës Ziadin Sela zhvilloi edhe një takim përfaqësues nga Komuna nikoqire e Udervalës.

Kryetari e falenderoi pikësëpari këtë komunë për kontriburin në këtë manifestim dhe i ftoi të njëjtët , që ta vizitojnë edhe ata Strugën dhe pse jo të shohin mundësinë për bashkëpunime të mëtutjeshme në fusha ta ndryshme.

Nga ana tjetër, Kryetari i Asamblesë së Komunës së Udervalës , Rolf Sten falenderoi Kryetarin e Komunës së Strugës për pjesëmarrjen duke shpresuar që ky manifestim të fillojë një nismë të re në marrëdhëniet me dy komunave.

Në fund u prezentuan libra të botuar, punime artisitike, piktura si dhe revista e broshuara të publikuara nga ana e Shoqatës dhe anëtarëve të saj

Vizita e Kryetari të Komunës , Ziadin Sela në Suedi përfundoi me ftesën, që veç tjerash të gjithë shkrimtarët dhe artistët të japin kontributin e tyre duke u bërë pjesë e jetës kulturore në Strugë në bashkëpunim me Komunën e Strugës.

Ziadin Sela në Suedi
Ziadin Sela në Suedi
Ziadin Sela në Suedi
Ziadin Sela në Suedi
Ziadin Sela në Suedi
Ziadin Sela në Suedi

Lajme të ngjashme

Back to top button