Dy drejtorë të tjerë të ndërmarrjeve publike dhanë dorëheqje, Arsovska: Drejtorët morën ofertë dorëheqje ose shkarkim

Dy drejtorë të ndërmarrjeve publike në kuadër të Qytetit të Shkupit sot kanë dhënë dorëheqje. Bëhet fjalë për ushtruesin e detyrës së drejtorit të Ndërmarrjes Publike Parkingjet e qytetit Bojan Hristovski dhe kolegun e tij drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Drisla” Jane Micevski, tranmseton Portalb.mk.

Shpjegimin për këtë lëvizje Hristovski e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook, të cilin e ka transmetuar Qendra për komunikim e VMRO-DPMNE-së. Hristovski jep dorëheqje pas vetëm 8 muajsh nga emërimi i tij në këtë pozitë.

Pas dorëheqjes së drejtorëve është deklaruar kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, e cila tha se atyre u janë dhënë dy alternativa, ose të dorëhiqen ose të shkarkohen.

“Për shkak të punës së papërshtatshme, mosdhënies së rezultateve dhe mosrespektimit të udhëzimeve të qytetit të Shkupit, drejtorët kanë pranuar ofertë për dorëheqje ose shkarkim. Qyteti i Shkupit është qyteti i të gjithë Shkupit, andaj të gjithë bartësit e këtyre posteve përgjegjëse drejtuese në qytet janë të obliguar t’u raportojnë qytetarëve, e jo kryetarëve të partive. Shkupi duhet të jetë qytet modern, qytet i të gjithë Shkupit”, shkroi Arsovska në Facebook.

Dorëheqjet e tyre vinë vetëm një ditë pasi kryetarja e Shkupit Danella Arsovska shkarkoi dy ushtrues detyre, drejtorin e ndërmarrjes publike të Shkupit “Ujësjellësi” Zlatko Pirinski dhe sekretarin e përgjithshëm të Qytetit të Shkupit Gjoko Velkovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button