Ribeiro: Mbështetje për promovimin e lirisë së shprehjes, përmirësimin e mjedisit mediatik dhe kushteve të punës së gazetarëve

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani u takua me përfaqësuesen e OSBE-së për lirinë e medias, Treza Ribeiro. Në takim u shkëmbyen mendime për situatën lidhur me lirinë e medias në rajonin e OSBE-së. Ribeiro takim pati edhe me ministrin e Brendshëm, transmeton Portalb.mk.

Njëherazi u konstatua se agresioni ushtarak rus ndaj Ukrainës ka implikime serioze mbi lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve në të gjithë rajonin e OSBE-së.

“Politikat që dalin nga dimensioni njerëzor i OSBE-së, sot kanë rëndësi të jashtëzakonshme, në dritën e luftës së vazhdueshme për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, theksoi Osmani në takim.

Ministri shprehu përkrahje të pahamendshme për aktivitetet që promovojnë lirinë e shprehjes dhe gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të rrethit mediatik dhe kushteve të punës së gazetarëve.

Tereza Ribeiro, realizoi takim edhe me kryetarin  e Kuvendit, Talat Xhaferin.

“Kjo është sidomos me rëndësi në kohën kur Republika e Maqedonisë së Veriut përgatitet të ndërmarrë kryesimin me OSBE-në në vitin 2023, në kryesimin e së cilës  si qëllim dhe projektim me prioritet është përfshirë edhe liria e medieve. Xhaferi theksoi se rajoni i OSBE-së padyshim ballafaqohet me sfidën më të madhe nga ekzistimi i vet për shkak të agresionit rus në Ukrainë dhe roli i OSBE-së në zvogëlimin e pasojave afatgjata nga kriza, të cilat gjithsesi kanë ndikim të drejtpërdrejtë mbi mediet”, kumtuan nga Kuvendi.

Krahas nevojës për përmirësimin e legjislacionit dhe implementimit në fushën e lirisë së medieve, Ribiero nënvizoi se nevojitet sigurimi i pavarësisë së vërtetë të shërbimeve publike, për çka nevojitet që ato të kenë kushte më të mira për kryerjen e detyrave të veta.

Ribiero takoi edhe ministrin e Brendshëm, Oliver Spasovskin. Siç njoftojnë nga MPB-ja, bashkëpunimi mes gazetarëve dhe MPB-së është zgjeruar përmes punëtorive të përbashkëta dhe aktiviteteve të tjera, dhe në një pjesë të madhe të këtyre aktiviteteve merr pjesë edhe Misioni i OSBE-së në Shkup.

Spasovski theksoi se sot janë prezantuar rezultatet e vlerësimeve për hapjen e institucioneve e cila është realizuar nga Fondacioni Metamorfozis, ku siç tha ai MPB është një nga institucionet më të hapura.

Ribeiro nga takimi me Spasovskin theksoi rëndësinë e lirisë së medias për zhvillimin e një shoqërie dhe në këtë drejtim është veçanërisht e rëndësishme është siguria e gazetarëve.

Ajo u shpreh e kënaqur me gjithçka që është bërë në këtë fushë në periudhën e kaluar, me shpresën se do të vazhdojë në të njëjtin drejtim dhe për këtë është e nevojshme të forcohet korniza ligjore për mbrojtjen e gazetarëve.

Ndryshe, të gjithë ata që do t’i censurojnë gazetarët apo në forma të ndryshme do të pamundësojnë lirinë e shprehjes së gazetarëve në Maqedoninë e Veriut, do të rrezikojnë të dënohen me burgim, nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Kjo do të bëhet në bazë të Kodit të ri Penal, që tashmë ka hyrë në procedurë parlamentare.

Para vizitës së saj në vend, Treza Ribeiro pati edhe brifing me mediat për gjendjen e lirisë së mediave në vend, pjesë e konsultimeve ishte edhe kryeredaktorja e Portalbit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button