Mbrëmë u mbajt koncerti “Balkan Art Stage” në kuadër të festivalit Skupi Kamerfest

Vazhdoi me koncertin e dytë festivali Skupi Kamerfest. Ky festival organizohet nga asociacioni muzikor “MUZA” tani e pesë vite. Skupi Kamerfest mbledh artist instrumentist ndërkombëtare dhe vendor të cilët interpertojnë vepra të muzikës kamertale, shkruan Portalb.mk

“Këtë vit janë mbajtur shumë koncerte interesante duke filluar me një koncert-biografik për violinisten që ka lindur në Shkup në vitin 1910, Didare Qazim. Në fund të këtij koncerti u mbajt edhe një fjalim nga e bija e Didares, Merale Japali, e cila gjithashtu është profesoreshë e pianos, ku zbuloi detaje shumë interesante nga jeta e familjes Qazimi.” u shpreh Blerim Grubi për Portalb.

Mbrëmë ky koncert u përmbyll me recitalin nga pianistet Tutu Ajdinoglu dhe Nita Grubi.

Në koncertin e dytë, i cili u mbajt mbrëmë në Filharmoninë Nacionale, në skenë dolën tetë artistë nga tetë vende të ndryshme nga Ballkani. Emri i koncertit ishte Balkan Art Stage.

Artistët të cilët u ngjitën në skenë ishin Ljubisha Jovanovic – flautë ; Marija Gjoshevska – piano; Giota Xenariou – violinë; Bojan Ilkoski – violinë; Nevila Kalaja – violinë ; Sihana Badivuku – violinë; Rron Bakalli – violinë ; Sandra Belic – violonçelë; Milan Ninkoviç – violonçelë; Stefania Yankova – violë; Eva Radomi Karadza – violë; Blerim Grubi – violë.

Skupi Kamerfest përkrahet nga Ministria e Kulturës, Komuna e Çairti dhe sponzorë të tjerë privat. Blerim Grubi për fund theksoi që ky festival do të vazhdojë me koncerte, por, informata më të detajuara do të publikojnë para koncertit në faqen e tyre zyrtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button