Kërkuan apo jo dorëheqje inspektorët, ja versioni i Komunës së Tetovës

Komuna e Tetovës i hedh poshtë informacionet e liferuara për dorëheqjen e kreut të inspektoratit, Blertan Abdiut dhe të inspektorëve të tjerë.

Ardian Ismaili, udhëheqësi i sektorit për informim pranë Komunës së Tetovës i konsideron spekulime informacionet sipas të cilave, kryetarja Tetuta Arifi është shprehur e pakënaqur nga rezultatet e inspektoratit komunal.

“Kjo nuk është e vërtetë dhe nuk ka asnjë kërkesë zyrtare nga ana e krye inspektorit dhe as të inspektorëve të tjerë për dorëheqjen”, thotë Ardian Ismaili për Portalb.

Ai thotë se Blertan Abdiu është në pushim mjekësor dhe ditën e enjte ai do të kthehet në punë.

Ky është konfirmimi zyrtar i Komunës së Tetovës lidhur me informacionet e plasuar për dorëheqjen e krye inspektoratit komunal, ndërkohë këto informacione nuk mundëm t’i konfirmojmë nga vetë krye inspektori Blertan Abdiu i cii nuk i përgjigjej thirrjeve telefonike

Lajme të ngjashme

Back to top button