Ambasada gjermane në Shkup nesër do të festojë 30 vjetorin e bashkëpunimit me Maqedoninë

Ambasada gjermane në Shkup këtë vit feston përvjetorin “30 vjet bashkëpunim gjermano-maqedonas” së bashku me partnerët, institucionet dhe fondacionet gjermane të përfaqësuara në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Me këtë rast Ju ftojmë përzemërsisht në një manifestim të #TeamDeutschland më datën 17 shtator 2022
mes orës 12:00 dhe 16:00 në parkun e qytetit të Shkupit („Guaca“)”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Në këtë ngjarje, qytetarët do të mund të informohen rreth aktiviteteve të çdo institucioni gjerman
Maqedoninë e Veriut dhe të shkëmbejnë ide.

“Një program i kulturor dhe aktivitete argëtuese përmbyllin manifestimin, të cilin do ta hapë
ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, zonja Anke Holstein”, thuhet më tej në njoftimin e Ambasadës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button