Metamorfozis shpalli rezultatet e indeksit të hapjes, komunat lënë për të dëshiruar (VIDEO)

Fondacioni Metamorfozis shpalli rezultatet e Vlerësimit të gjendjes së qeverisjes së mirë në njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 dhe promovimin e rezultateve të Vlerësimit të qeverisjes së mirë në Maqedoninë e Veriut dhe rajon përmes Indeksit të hapjes, sipas matjes për vitin 2021. Sipas rezultateve, Qeveria e Maqedonisë së Veriut është më e hapura, duke përmbushur 82,71% të kritereve të përcaktuara për hapje. Ndërsa indeksi i hapjes së komunave për vitin 2022 është i ulët, konkretisht 27%, shkruan Portalb.mk.

Çfarë është ky hulumtim dhe çfarë u prezantua?

Vlerësimi i qeverisjes së mirë në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon është rezultat i një hulumtimi gjithëpërfshirës empirik të bazuar në Indeksin e hapjes, qëllimi i të cilit është të përcaktojë shkallën në të cilën respektohen parimet e qeverisjes së mirë në rajon.

Hulumtimi është kryer në periudhën janar 2022 dhe mars 2022. Mostra e institucioneve të synuara përbëhet nga gjithsej 51 institucione, duke përfshirë Qeverinë/Sekretariatin e Përgjithshëm, 16 ministri dhe 33 organe ekzekutive të zgjedhura rastësisht në kuadër të ministrive, si dhe Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Perspektiva rajonale shërben si referencë për mënyrën se si shtetet në rajon po përparojnë drejt përmirësimit të qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit që i çon ato drejt qëllimit të tyre strategjik – anëtarësimit në BE.

Hulumtimi është kryer në periudhën janar 2022 dhe mars 2022. Mostra e institucioneve të synuara përbëhet nga gjithsej 51 institucione, duke përfshirë Qeverinë/Sekretariatin e Përgjithshëm, 16 ministri dhe 33 organe ekzekutive të zgjedhura rastësisht në kuadër të ministrive, si dhe Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Vlerësimi i gjendjes së qeverisjes së mirë në njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 përmban rezultatet e analizës empirike të të gjitha 80 vetëqeverisjeve lokale plus Qytetin e Shkupit.

Sipas Indeksit për hapje Qeveria e Maqedonisë është institucioni më i hapur në vend por edhe në rajon krahasuar me qeveritë tjera

Dançe Danilovska Bajdevska dhe Nada Naumovska, autore të Indeksit të Hapjes në nivel ekzekutiv, prezantuan rezultatet që tregojnë se këtë vit, ashtu si vitin e kaluar, Qeveria e Maqedonisë së Veriut është më e hapura, duke përmbushur 82,71% të kritereve të përcaktuara për hapje.

Analizuar nga pikëpamja rajonale, mesatarja e përmbushjes së indikatorëve nga Qeveritë është 57,17%, rezultati është shumë i mirë, sepse tre vjet me radhë në rajon Qeveria e Maqedonisë së Veriut është në vendin e parë me përmbushjen e treguesve.

Karakteristika që shënoi vitin 2021 është miratimi i Planit të ri Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur (2021 – 2023) i cili synon angazhimin për të vazhduar aktivitetet në lidhje me promovimin e transparencës, llogaridhënies, proaktivitetit, gjithëpërfshirjes, parandalimit të korrupsionit dhe qeverisjes së mirë, etj.

Në matjen e fundit të Indeksit të Hapjes, krahasuar me 50 institucione, sivjet, si dhe vitin e kaluar, Qeveria e Maqedonisë së Veriut është më e hapura, duke përmbushur 82,71% të kritereve të përcaktuara për hapje.

Më pas vjen Qeveria e Malit të Zi me 58,16%. Bosnja dhe Hercegovina është në vendin e tretë me 49.58%. Qeveria e Republikës së Serbisë është në vendin e fundit, e cila plotëson 37,96% të kritereve për hapje.

Kur bëhet fjalë për ministritë, rezultatet më të mira, mesatarisht, i arrijnë ministritë e Maqedonisë së Veriut me 58,56% përmbushje të treguesit të hapjes.

Në vendet e tjera, ministritë plotësojnë më pak se gjysmën e treguesve të caktuar – në Mal të Zi 48,17%, Serbi 46,82%, Bosnje dhe Hercegovinë 38,5%.

Rezultatet më të dobëta i vërejmë në organet e administratës shtetërore.

Mesatarisht, organet në Maqedoninë e Veriut plotësojnë 41.54%, Mali i Zi 40.82%, Bosnja dhe Hercegovina 40.49% dhe Serbia 31.20%.

Ministria e Mbrojtjes (81,88 %), Ministria e Punëve të Brendshme (76,10 %), Ministria e Arsimit dhe Shkencës (71,81 %), Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës (71,06 %) dhe Ministria e Financave (71,06 %), janë në 5 vendet e para në vend për sa i përket përmbushjes së treguesve.

Gordana Dimitrovska, këshilltare shtetërore në Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratës, theksoi se kur flasim për transparenc,, nuk po flasim vetëm për institucionet, por edhe për partneritetet e institucioneve me organizatat joqeveritare që kontribuojnë shumë në këtë temë.

Ajo theksoi përkushtimin e MSHIA për transparencë proaktive dhe bëri një pasqyrë të shkurtër të planit të pestë të veprimit për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur, si dhe disa nga angazhimet që ai përfshin.

Punimi është pasuruar me rekomandime praktike se si pushteti ekzekutiv në Maqedoninë e Veriut mund të përmirësojë respektimin e parimeve të qeverisjes së mirë në të ardhmen.

Rekomandimet do t’u komunikohen nëpunësve të lartë civilë në të gjitha institucionet e monitoruara përmes takimeve, si dhe publikut të gjerë përmes mediave sociale dhe mbajtjes së eventeve publike.

Anketa përsëritet çdo vit dhe na lejon të krahasohet shkalla në të cilën do të veprohet sipas këtyre rekomandimeve.

Komunat sipas Indeksit për hapje lënë shumë për të dëshiruar

Memet Memeti, autori i vlerësimit, prezantoi rezultatet që tregojnë se njësitë e vetëqeverisjeve lokale ende zbatojnë standarde të ulëta për konsultim, transparencë, monitorim dhe kontroll në veprimtarinë e tyre.

Megjithëse, në rrethana të jashtëzakonshme, është e pashmangshme të zvogëlohet efektiviteti dhe efikasiteti i operacioneve në disa fusha, megjithatë, ai duhet të jetë i kufizuar në shtrirje dhe kohë në mënyrë që të shmanget krijimi i një perceptimi negativ tek qytetarët për kompetencën, hapjen dhe transparencën e njësive të vetëqeverisjes lokale.

Nota mesatare e njësive të qeverisjes vendore sipas vrojtimit nëpërmjet Matjes për vitin 2022 konkretisht indeksi i hapjes për vitin 2022 është 27%.

Ky është një tregues i nivelit të ulët të hapjes në funksionimin e pushtetit lokal në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Komunat kanë notën mesatare më të lartë për treguesit në fushën e transparencës, 34%, dhe mesataren më të ulët në fushën e ndërgjegjësimit, 13%, njësoj si vitin e kaluar.

Indeksi i hapjes tregoi se në matjen për vitin 2022 komunat e Vallandovës (62%), Prilepit (59%), Manastirit (57%), Ohrit (54%), Koçanit (52%), Velesi, Dellçeva, Demir Hisari, Krusheva (50%) dhe Vasileva (47 %), kanë rezultate më të mira ndërsa më të ulëtat janë Dollneni (9 %), Vrapçishti (8%), Buteli (6 %), Sopishte (5 %), Haraçina dhe Zelenikova (3 %) dhe komuna e Krivogastanit me 0 %.

Vlera 0 për komunën e Krivogashtanit është rezultat i sulmeve të hakerëve dhe pyetësorit pa përgjigje.

Në raport me vitin 2021 ka ndryshime në renditje, në vend të Ohrit, tani në pozitën e parë është Vallandova, ndërsa më të suksesshme janë komunat urbane që kanë burime më të mira njerëzore dhe financiare.

Sa i përket rajoneve planifikuese, hulumtimi tregoi se në vitin 2022 komunat në rajonin juglindor janë më të hapurat, me një hapje mesatare prej 35%, ndërsa më pak të hapura janë komunat në rajonin e Shkupit me hapje mesatare prej 20%, në vend të rajonit të Pollogut në 2021, i cili tani ka pozitën e parafundit me 21%.

Vlerësimet janë të disponueshme në gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze në faqen e internetit të Metamorphosis https://metamorphosis.org.mk/izdanija_arhiva/

Prezantimi i këtyre rezultateve dhe debati kishin për qëllim të ofrojnëhapësirë ​​për diskutim dhe debat mes qytetarëve, mediave, përfaqësuesve të pushtetit lokal, përfaqësuesve të pushtetit qendror dhe sektorit civl të cilët edhe ishin pjesëmarrës në ngjarje.

Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska, gjatë debatit theksoi se transparenca është një faktor i rëndësishëm në zbatimin e politikave të suksesshme kundër korrupsionit.

“Transparenca u mundëson qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile si dhe përfaqësuesve të mediave që të marrin informacione për funksionimin e institucioneve më lehtë, shpejt dhe me efikasitet dhe në këtë mënyrë të ushtrojnë kontroll mbi funksionimin e tyre. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur është fjala për shpenzimin e mjeteve publike dhe shfrytëzimin e resurseve shtetërore, si dhe për funksionimin e përgjithshëm”, theksoi Grkovska.

Foto: Qeveria e RMV-së

Mes tjerash rëndësinë e transparencës për qeverisje të mirë e theksuan edhe Goran Lazarovski nga projekti i USAID-it për pjesëmarrje qytetare, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Metodija Dimovski, Toni Angelovski nga MPB, dhe zyrtarë të tjerë shtetëror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button