Të paktën 40 të vdekur nga shpërthimi i një bombe në një stadium futbolli

Të paktën 40 persona u vranë dje në mbrëmje nga shpërthimi i një bombe në mes të tifozëve që ishin mbledhur të shikonin një ndeshje futbolli në Mubi, verilindje të Nigerisë.

“Një bombë shpërtheu në një stadium futbolli sot në mbrëmje, dhe për momentin bilanci është më shumë se 40 të vdekur”, deklaroi dje një përgjegjës i forcave të rendit të Mubit, që është goditur edhe herë të tjera nga grupi islamik nigerian Boko Haram.

Mubi ndodhet në shtetin e Adamavas, njëri prej tre shteteve të verilindjes së Nigerisë që ndodhet, më shumë se një vit, në gjendje të jashtëzakonshme.

Rajoni i Mubit ka pësuar më pak sulme nga Boko Haram se sa zona të tjera të verilindjes. Por qyteti u trondit në tetor të vitit 2012 nga masakrimi i 40 studentëve në qytetin univeristar.

Lajme të ngjashme

Back to top button