Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të vazhdojnë t’i zhvillojnë marrëdhëniet fqinjësore, premtoi Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot ka takuar homologun e tij nga Shqipëria, Bajram Begaj, duke i uruar për funksionin e presidentit, transmeton Portalb.mk.

“I uroj mandat të suksesshëm dhe jam i bindur se në periudhën që do të vazhdojë, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të vazhdojnë t’i zhvillojnë marrëdhëniet fqinjësore”, deklaroi Pendarovski.

Presidentët e vendeve të rajonit janë duke qëndruar në Slloveni në kuadër të Procesit të Brdo-Brijunit, platformës politike në Ballkanin Perëndimor.

Ndryshe, liderët e shteteve të Ballkanit sot në samitin e procesit të Brdo-Brionit në Kranj të Sllovenisë kërkuan integrim më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE dhe BE-ja të ndihmojë rajonin në përballjen e krizës energjetike dhe ekonomike.

Sot u mbajt takimi i 11-të iliderëve të Procesit Bërdo-Brioni, me ftesë të Presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor dhe Presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Në takim morën pjesë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, kryetari dhe dy anëtarët e Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, Milorad Dodik dhe Zheljko Komshiq, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq dhe ai i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Procesi Bërdo-Brioni, si nismë e përbashkët e Sllovenisë dhe Kroacisë, u krijua në vitin 2010, me qëllim përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, duke zgjidhur çështje të hapura politike dypalëshe dhe rajonale, dhe është një nga nismat më të rëndësishme politike në Evropën Juglindore, të cilat i hapën rrugën edhe formimit të procesit të Berlinit.

Ndryshe, në Samite të tilla si ai i Bërdos nuk merren vendime për zgjerimin, megjithatë pasqyrojnë tablonë e madhe të marrëdhënieve midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button