Ngritja dhe shkëlqimi i kotësisë

Emerson mendonte se detyra e një intelektuali është që idetë e mëdha të periudhave të shkuara t’i ruajë, t’ua komunikojë ato njerëzve të kohës së tij – jo thjesht intelektualëve të tjerë por kujtdo – dhe, duke u mbështetur në to, të zhvillojë ide të reja. Këtë, besonte ai, intelektuali e bën jo thjeshtë si një detyrim ndaj shoqërisë por, në radhë të parë, si një obligim ndaj vetes dhe misionit të vet. Veprimi publik, sipas tij, është për intelektualin pjesë e të qenurit “One Man”, pra një person i plotë.

Njësoj si Emerson, mendonin edhe Rilindasit tanë kombëtar të cilët edhe për faktin që ishin të shpërndara në të gjitha anët e Globit prapëseprapë “ idetë e mëdha të periudhave të shkuara ” i bashkonin në veprim. Ata (Rilindasit) pavarësisht që gëzonin privilegje në vendet ku jetonin përsëri nuk u ndjen “One Man- Persona të plotë” prandaj idetë dhe veprimet e Skënderbeut për komb dhe shtet ia komunikuan shqiptarëve të kohës së tyre, duke u mbështetur në to zhvilluan dhe materializuan shumë ide shekullore siç ishin “alfabeti latin” dhe “Pavarësia e Shqipërisë ”.

Po, sot, a thua a qëndron teza e Emersonit rreth detyrave të një intelektuali ?!

Sigurisht që po, por në SHBA, Evropë, dhe sigurisht që jo në Maqedoninë e Veriut e veçanërisht brenda shoqërisë shqiptare.

E dhimbshme apo jo ?!

Sigurisht që po. Është e dhimbshme sepse për idetë e mëdha, për arsimim, integrim dhe dinjitet, shumë shqiptarë kanë paguar çmim të lartë, disa nga Ata nuk arritën të gjallë t’i shohin frytet e sakrificës së tyre, disa të tjerë të persekutuar vazhdojnë ti rikuperojnë plagët e marra për “ idetë e mëdha” , dhe disa që mbajnë gjallë akoma “ idetë e mëdha” dhe kërkojnë t’ia komunikojnë ato rinis vazhdojnë të persekutohen edhe sot e kësaj dite por tani të ndihmuar edhe nga një rrymë shqiptare të cilët akoma nuk po arrijnë që të zgjojnë ndërgjegjen e tyre.

Kjo rrymë është “grupi i njerëzve të kotë”, të cilat pavarësisht arritjes në majat e politikës, pushtetit dhe financave, përsëri nuk mund as që ta blejnë e as ta ndryshojnë të kaluarën e tyre .

Për këtë grup të njerëzve që janë në numër shqetësues brenda shoqërisë shqiptare, poliendriti i kombit, Dritëro Agolli thoshte : “Ti je ai që je, por të pengon ai që s’je”.

Prandaj e ardhmja nuk ju takon kësaj “grupe të njerëzve të kotë”, e ardhmja është e rezervuar për grupin e intelektualëve që vazhdojnë t’i komunikojnë idetë e mëdha sepse vetëm kjo na plotëson dhe integron si shoqëri brenda dhe jashtë vendit.

Shkruan: Premtim Iseni

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button