Polonia do të lëshojë në funksion kanalin e papërfunduar, që shkëput dominimin e Rusisë në rajon

Një kanal i ri që lidh Lagunën e Vistulës me gjirin e Gdansk do të nisë të shtunën (17 shtator), edhe pse aktualisht është i papërfunduar, shkruan Euractiv.

Kanali Vistula Spit do të hapet në përvjetorin e sulmit sovjetik në Poloni në 1939, të cilin qeveria do të jetë e gatshme ta përdorë si simbol të heqjes dorë nga varësia e vendit nga Rusia.

Me nisjen e kanalit, Polonia do të shkëputet nga dominimi i Rusisë në rajon, këmbëngul qeveria polake. Anijet do të kenë akses në të gjitha portet e Lagunës së Vistulës dhe portin detar në Elbląg dhe mundësi të reja zhvillimi do të hapen për Elbląg, Warmia dhe gjithë Poloninë Lindore.

“Falë grykës së Vistula-s të gërmuar, Polonia do të fitojë një rrugë ujore që lidh Laguna Vistulën me Detin Baltik dhe është e pavarur nga Rusia. Kanali do të sigurojë që Polonia të jetë e sigurt dhe sovrane,” tha qeveria në një deklaratë, cituar nga Money.pl

Përderisa ekspertët paralajmërojnë se hapja e një rruge ujore të papërfunduar përbën rrezik për anijet që do ta përdorin atë, organizatorët e ceremonisë së hapjes kanë qenë prej kohësh në kërkim të një kapiteni që “dëshmohet mjaft i guximshëm” për të kaluar i pari kanalin, raportoi më herët portali i lajmeve Wirtualna Polska.

Përfundimisht, një vullnetar u gjet, sipas Business Insider Poland. Zodiak II do të jetë pionieri në rrugën e re ujore.

“Shpresoj se nuk do të realizohet. Një kalim i tillë demonstrues vjen me rrezikun e një katastrofe imazhi”, tha për Wirtualna Polska Daniel Kotur, një kapiten me 20 vjet përvojë,.

Gjatësia totale e rrugës ujore nga gjiri Gdansk përmes Lagunës Vistula në Elbląg është pothuajse 23 km. Kanali dhe e gjithë rruga do të jenë 5 m të thella.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button