Pedofili nga Tearca e Tetovës u dënua me dy vjet e gjashtë muaj burg

Me dy vjet e gashtë muaj burg është dënuar M.A. nga Tearca e Tetovës në bazë të nenit 193 a. Vendimi gjyqësor është marrë nga ana e gjykatës së Tetovës me 5 shtator, ndërsa 28-vjeçari M.A i është vazhduar paraburgimi deri sa vendimi të behët i plotfuqishëm, përcjell Portalb.mk nga TV21.

Pedofili ka shantazhuar një vajzë dymbëdhjetë vjeçare nga Kosova. Ai i ka kërkuar foto lakuriq dhe kur vajza e mitur nuk ia ka dërguar, ia ka marrë fotot dhe videot nga profili dhe ka nisur t’ia publikojë në rrjetet sociale me shkrime të turpshme dhe ofenduese.

E ndjerë në presion, 12-vjeçarja i ka treguar nënës së saj, e cila më pas kontaktoi TV21 si dhe organet e rendit në Maqedoninë e Veriut.

I akuzuari e ka pranuar fajin para gjykatës së Tetovës, ndërsa më parë i njëjti nuk ka qen i akuzuar për asnjë vepër penale.

Në RMV zyrtarisht ka 294 pedofilë të regjistruar. Në Regjistrin e Pedofilëve të Maqedonisë së Veriut, nga numri total i pedofilëve të regjistruar për vepra penale për abuzim seksual të të miturve dhe pedofili, 281 janë burra dhe 13 janë gra.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), numri i përgjithshëm i krimeve kundër lirisë seksuale dhe moralit seksual për vitin 20192020 dhe 2021 është 95. Ndërsa për tre-mujorin e parë të këtij viti është 2.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button