Presidenti Stevo Pendarovski dhe bashkëshortja e tij do të marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II

Presidenti Stevo Pendarovski dhe bashkëshortja e tij do të marrin pjesë në funeralin shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II, i cili do të bëhet më 19 shtator 2022 (e hënë) në Londër, transmeton Portalb.mk.

Mbretëresha më jetë-gjatë e Britanisë, Elizabeta II vdiq më 8 shtator në moshën 96-vjeçare, kështu bëri të ditur Buckingham Palace.

Pasi arkivoli me trupin e saj të sillet nga Skocia në Londër, ai do të shfaqet në Westminster Hall për rreth katër ditë para funeralit, duke i lejuar njerëzit të kalojnë pranë tij. Salla e Madhe është pjesa më e vjetër e Pallatit të Westminsterit.

Ky nder iu dha për herë të fundit nënës mbretëreshë në vitin 2002.

Arkivoli do të sillet në Westminster Hall nga Buckingham Palace në një procesion të ngadaltë, i shoqëruar nga një paradë ushtarake dhe anëtarë të familjes mbretërore. Qytetarët do të mund të shikojnë kortezhin teksa kalon nëpër rrugë.

Funerali shtetëror i Mbretëreshës pritet të bëhet në Katedralen Westminster në më pak se dy javë. Dita e saktë do të konfirmohet më tej nga Buckingham Palace. Vendi i saj i fundit i prehjes do të jetë në Shën Gjergj në Kështjellën Windsor.

Mbreti i ri britanik prej 9 shtatorit është Charles III, shpallja zyrtar e të cilit u bë në Pallatin St. James në Londër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button