Ilire Dauti u tërhoq nga pozita e koordinatores së grupit parlamentar të ASh-së

Ilire Dauti është tërhequr nga pozita e koordinatores së Grupit Parlamentar të Aleancës për Shqiptarët. Arsyeja e dorëheqjes është rezultati në zgjedhjet e fundit lokale e edhe me shumë, siç u shpreh ajo, rezultati tejet i dobët për Këshillin e Tetovës, transmeton Portalb.mk.

“Nisur nga këtu mbështetja e juaj në zgjedhjet e fundit parlamentare i dha kuptim e hije fjalës time në Kuvend e do jetë kuptimi i asaj fjale gjer në fund të mandatit si deputete e Aleancës për Shqiptarët në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Por, rezultati në zgjedhjet e fundit lokale e edhe me shumë rezultati tejet i dobët për Këshillin e Tetovës më goditi edhe mua, e ndërgjegjja ime si deputete e zonës gjashtë nuk e tejkalon e s’mund të jem indiferente. Prandaj ju njoftoj që sapo u dorëhoqa nga Koordinatore e Grupit Parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, të vetmin emërim që kam për momentin nga subjekti politik”, theksoi Dauti në Facebook.

Kujtojmë që pas rezultateve të dobëta të zgjedhjeve për këshillin Komunal në Tetovë, ku Aleanca për Shqiptarët nuk fitoi asnjë këshilltar, dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë dha Ziadin Sela.

Sipas rezultateve të cilat i ka publikuar KSHZ, Lëvizja BESA ka fituar 12 mandate apo 4 më shumë se vitin e kaluar, ndërkaq BDI ka fituar 11 mandate, apo 1 më shumë. Aleanca për Shqiptarët nuk ka marrë asnjë këshilltar, ndërkaq PDSH dhe Alternativa nga 1. Në kampin maqedonas, VMRO-DPMNE ka marrë 4 mandate, ndërkaq LSDM 2.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button