Të hënën dhe të mërkurën do të luajë Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në grupmoshat U-17

Futbollistët e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nën moshën 17 vjeç, do të luajnë dy ndeshje kontrolluese ndërmjet, njërën në Strugë e tjetrën në Elbasan, transmeton Portalb.mk.

“Duelin e parë kontrollues do ta luajmë më 12 shtator, me fillim nga ora 15:00 në Strugë, në stadiumin e KF Karaorman. Dy ditë më pas, në orar është ndeshja e dytë kontrolluese ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve në stadiumin “Elbasan Arena”, në Elbasan, me fillim nga ora 16:00”, bëjnë të ditur nga FFM-ja.

Lista e futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Vujadin Stanojkovic:

Slave Vrgov (Akademia Pandev), Nataniel Dimovski (Pelister), Amar Haxhibuliç (Rabotniçki); Andrej Velkov (Akademia Pandev), Anes Meliqi (Shkëndija), Ognen Dejanovski (Makedonija GJP), Flakron Memishi (Shkendija), Andrej Lubevski (Rabotniçki), Andrej Veliçkovski (Vardar); Martin Jovanoviç (Makedonija GJP), Almir Podgragja (Rabotniçki), Numan Ajetovic (Vardar), Muhamed Elmas (Rabotniçki), Nikola Manojlov (Rabotniçki), Darko Sekovski (Vardar), Davor Bogoevski (Pobeda), Daniel Kotsev (Rabotnicki), Amar Mustafa (Shkupi); Altin Aliji (Makedonija GJP.) dhe Agan Aliu (Shkupi).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button