Sivjet 1 mijë nxënës më pak në klasat e para në Shqipëri

Këtë vit numri i nxënësve që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollave do të jetë më i ulët, raporton OraNews. Në klasat e para u regjistruan rreth një mijë fëmijë më pak se shtatorin e kaluar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit rezulton se abetaren  do të nisin me afro 29 mijë fëmijë nga 30 mijë që ishin vitin e shkuar. Edhe pse ende nuk është bërë me dije numrin total të nxënësve në sistemin para universitar numri pritet të jetë më i ulët.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave në 5 vitet e fundit janë regjistruar rreth 56 mijë nxënës më pak dhe i njëjti trend pritet të jetë dhe për vitin shkollor 2022 – 2023.

Referuar INSTAT në arsimin fillor ka 16 mijë fëmijë më pak, në ciklin e lartë të arsimit bazë 24 mijë dhe në gjimnaze numri i nxënësve krahasuar me 5 vite të shkuara është 14 mijë më pak.

Ekspertë të arsimit situatën e shohin me shqetësim dhe thonë se është shkaktuar nga rënia e numrit të lindjeve dhe largimeve masive nga vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button