Qytetari i gjetur pa shenja jete në shtëpi, paraprakisht kishte marrë disa therje dhe ishte djegur

Prokuroria Themelore Publike ka vlerësuar që qytetari 70 vjeçar i gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Kavadar, ishte i vrarë, transmeton Portalb.mk.

“Konstatimi fillestar i obduksionet ndaj trupit të mashkullit të vdekur, që ishte gjetur në shtëpinë e tij më 8 shtator në Kavadar, tregojnë se i vdekuri ishte privuar nga vdekja përmes disa therjeve, ndërsa më vonë ishte djegur”, raportojnë nga Prokuroria.

Në bazë të fakteve, Prokuroria ka marrë veprime intensive për identifikimin e personave që e kanë kryer vrasjen. Ndërkohë janë duke vazhduar hetimet dhe bisedat me disa persona.

Ndryshe, më 8 shtator ishte gjetur në shtëpinë e tij 70 vjeçari pa shenja jete. Pasi mjekët nga Ndihma e Shpejtë kishin konstatuar se trupi i viktimës ka shenja të djegies, Prokurori kishte urdhëruar obduksionin e trupit të tij, ndërsa nga vendi i ngjarjes ishin marrë gjurmë për të zbuluar rrethanat e vdekjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button