Arkivoli drejt Edinburgh, do të kalojë në vendet më të dashura për Mbretëreshën

Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeta II do të bartet të dielën nëpër Skoci për t’i dhënë mundësi publikut që t’ia japë lamtumirën e fundit monarkes, e cila ka vdekur pas shtatë dekadash në fron, raporton Klan.

Vdekja e 96-vjeçares është përcjellë me lot, hidhërim dhe kujtime të mira, jo vetëm nga familja e ngushtë e mbretëreshës, por edhe shumë njerëz të tjerë në Britani dhe botë.

Nga mëngjesi i së dielës, arkivoli i Elizabetës II do të lëvizë ngadalë nga Kështjella Balmoral, nëpër qytete e qyteza drejt Edinburgut.

Në kortezh do të jetë edhe vajza e saj, Princesha Ana.

Ceremonia e funeralit është caktuar për 19 shtator në Londër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button