Ka ikur pasi ka goditur dy automobilat e Ambasadës së Bullgarisë në Shkup

Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar që një person i panjohur me veturën e tij ka goditur automobilin e Ambasadës së Bullgarisë në Shkup dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes, transmeton Portalb.mk.

Ngjarja kishte ndodhur në rrugën “Mitropolit Teodosij Gologanov”, para Ambasadës së Republikës së Bullgarisë, ndërsa rasti po hetohet nga Policia

Policia sqaroi që vetura “Opel Zafira”, me tabela të Shkupit, pasi ka goditur dy veturat e parkuara të Ambasadës, ka ikur nga vendi i ngjarjes. Shoferi paraprakisht kishte goditur një shtyllë të ndriçimit rrugor, pastaj veturat “Mercedes” dhe “BMW”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button