Kroaci: Mblidhen mbi 7 milionë euro për viktimat e vërshimeve

Deri më tash, Kryqi i Kuq kroat ka mbledhur mbi 7 milionë euro për viktimat e vërshimeve të fundit që e goditën këtë shtet.

Në llogarinë e Kryqit të Kuq, deri më 29 maj, janë mbledhur mbi 5.7 milionë euro, ndërsa përmes thirrjeve telefonike janë dhuruar edhe rreth 1.6 milion euro.

Ndërsa në koncertin “Croatia Helps” që u mbajt për të ndihmuar familjet e dëmtuara nga vërshimet e fundit janë mbledhur 440 mijë euro.

Kroacia është një nga tri vendet ballkanike që u goditën rëndë nga vërshimet e mëdha gjatë javëve të fundit.

Lajme të ngjashme

Back to top button