Policia ka arrestuar një dhunues nga Shkupi, sulmoi fizikisht tre fëmijë

Mbrëmë në orën 20 në bulevardin “Serbia” nëpunës policor nga Stacioni Policor Aerodrom kanë privuar nga liria M.L. (21) nga Shkupi, transmeton Portalb.mk.

Nga MPB njoftuan se, personi i arrestuar fillimi ka sulmuar fizikisht një të mituri para një objekti hotelerik në rajonin e Kisela Vodës, ndërsa më pas në afërsi të një shkolle të mesme në rajonin e Kisela Vodës ka sulmuar fizikisht edhe dy persona të tjerë të mitur.

“M.L. është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor Kisela Voda, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të dorëzohet kallëzim adekuat, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale ”dhunë”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button