RMV, pacientët me fibrozë cistike nga një tetori do të mjekohen në klinikat për sëmundje të fëmijëve dhe pulmologjisë

Të gjithë pacientët me fibrozë cistike të moshës deri 18 vjeç nga 1 tetori do të mjekohen në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve, ndërsa pacientët mbi 18 vjeç në Klinikën e Pulmologjisë dhe Alergologjisë, në përputhje me rekomandimin e Komisionit Nacional për Sëmundje të Rralla, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

“Aktivitetet për trajtimin e pacientëve me fibrozë cistike janë dakorduar dhe harmonizuar në mbledhjet e realizuara të koordinuara të KU për sëmundje të fëmijëve Shkup, KU për pulmologji dhe alergologji dhe përfaqësues të FSSHRMV dhe MSH, duke marrë parasysh se mjekimi i këtyre pacientëve duhet të jetë në insitute publike shëndetësore të nivelit terciar i cili i përmbush standardet për hospitalizim marrë parasysh  specifikën e sëmundjes në të cilat, për shkak të profesionalizmit të kuadrit, mjekimi i pacientëve me fibrozë cistike do të jetë në përputhje me protokollet botërore”, thonë nga ministria.

Terapia e nevojshme inhalatore për të gjithë pacientët do të sigurohet përmes furnizimit publik të zbatuar nga KU për sëmundje të fëmijëve, përmes sigurimit të buxhetit shtesë nga Fondi i Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button