Charles në fjalimin e parë si mbret: Nënë e dashur faleminderit për dashurinë dhe përkushtimin ndaj familjes dhe kombit

Mbreti i ri Britanisë Charles III e shpalli princin William dhe bashkëshorten e tij Kate për dukë dhe dukeshë të Wales-it, duke ua dorëzuar titujt që i kanë bart paraprakisht ai dhe e ndjera princeza Diana, transmeton Portalb.mk.

“E di se prinic dhe princeza ynë e re nga Wales do të vazhdojnë të inspirojnë dhe të udhëheqin diskutimet tona nacionale”, tha Charles III në fjalimin e tij të parë si mbret.

Ai dje pas dite u kthye nga Skocia në ondër dhe sot duhet të shpallet për mbret, por fillimisht i bëri homazhe nënës së tij, e cila vdiq të enjten në moshën 96 vjeçare.

“Gjatë jetës së saj, madhështia e saj mbretëresha, nëna ime e preferuar, ishte inspirim dhe shembull për mua dhe për gjithë familjes dhe të gjithë kemi borxh shumë të madh ndaj saj. Mbretëresha Eizabetë kishte jetë të jetuar mirë. Sakrifikohej për detyrën dhe që në vitin 1947 premtoi se jetën e saj do t’ia përkushtojë shërbimit të popullit të saj. Edhe unë sot para gjithë jush e ripërtërijë premtimin për shërbim të përjetshëm”, tha Charles.

Ai tha se është i vetëdijshëm që, jeta e tij do të ndryshojë me përgjegjësitë e reja.

“Ky është ndryshim i madh për familjes time. Llogaris në ndihmën e bashkëshortes sime të dashur Kamila, shërbimi besnik publik i së cilës në 17 vitet e fundit është njohur me atë që u shpall për mbretëreshë. Dua të shprehi dashurinë time edhe ndaj Harry-t dhe Meghan derisa vazhdojnë të ndërtojnë jetë të re në ShBA”, tha Chares.

Në fund të fjalimit të tij të inçizuar paraprakisht, ai falënderoi nënën e tij “përderisa fillo udhëtimin e saj të fundit që t’i bashkangjitet babaut të tij”.

“E dashur nënë, falëminderit për dashurinë dhe përkushtimin ndaj familjes dhe gjithë kombit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button