Modelet e reja të iPhone do të kushtojnë më tepër krahasuar me vitin e kaluar

Kur Apple prezantoi iPhone 14 dhe iPhone 14 Pro, nuk vonoi të zbulonte edhe çmimet e tyre duke thënë se kushtojnë po aq sa paraardhësit, transmeton pcworld.al.

Apple Watch Series 8 pati disa përmirësime, por do të shitet me të njëjtin çmim të Series 7.

Por kjo nuk vlen për iPhone të paktën në disa vende të botës të analizuara si Britania, Australia, Japonia, Irlanda dhe Gjermania.

Në disa raste pajisjet e Apple kushtojnë më tepër sesa vitin e kaluar. në Britani iPhone 14 shitet për 849 paund, ndërsa iPhone 13 shitej për 779 paund.

Apple Watch Series 8 do të shitet për 419 paund nga 369 paundë që ishte gjenerata e kaluar. në Irlandë, iPhone shkoi nga 909 euro në 1019 euro ndërsa modeli Pro është 170 euro më i shtrenjtë sesa i vitit të kaluar.

E njëjta situatë është në Francë dhe Itali. Vlen të theksohet se çmimi më ulët për një iPhone është ndjeshëm më i lartë këtë vit për shkak se Apple nuk do të shesë më modelin mini dhe në vend të tij vjen iPhone 14 Plus.

Megjithatë në vende si Kina çmimet nuk kanë ndryshuar por në Indi janë rritur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button