Në javën e VII-të Shkupi synon kthimin me kryesin e kthyer, Struga fitoren e shtatë, ndërsa Shkëndija do të pushojë

Me ndeshjen ndërmjet Makedonija Gj.P. dhe Sileksit do të fillojë java e VII-të në Ligën e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Vetëm kjo ndeshje do të zhvillohet të shtunën në ora 16:00, transmeton Portalb.mk.

Të dielën, në kohëh e njejtë, do të zhvillohen edhe katër ndeshje të tjera. Struga do të përballet me ekipin e Skopjes, ndërsa Shkupi do të luajë kundër Rabotniçkit.

Në krye të kampionëve aktual janë kthyer udhëheqësit që u larguan disa ditë më parë. Trajneri Goce Sedloski do të jetë përsëri trajner i KF Shkupit me ndihmës Arben Nuhiun, drejtorin Omer Bunjaku dhe kryetarin Suat Alija.

KF Shkëndija do të jetë e lirë në këtë javë, pasi derbi tetovar kundër ekipit të Renovës ishte planifikuar të luhet për këtë javë, por ekipi i Renovës ishte larguar nga Liga pak para fillimit të kampionatit.

Të dielën prej orës 16:00 do të fillojë edhe ndeshja Tikvesh -Akademija Pandev dhe ndeshja Pobeda – Rabotniçki.

Ndryshe, në kryet të tabelës gjendet ekipi Struga Trim&Lum me 18 pikë nga 6 ndeshje të zhvilluara. Në vendin e dytë dhe të tretë gjendet Sileksi dhe Shkëndija me nga 11 pikë, ndërsa kampionët e KF Shkupit gjenden në pozitën e gjashtë me 7 pikë nga pesë ndeshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button