Mysafir edhe nga Kosova në Festivalin e Teatrit që do të mbahet deri më 13 shtator

Edicioni i 30-të i Festivali i Teatrit të Dhomës “Risto Shishkov” do të realizohet deri më 13 shtator, festival ku do të zgjedhet edhe fituesi i Çmimit “Risto Shishkov”, transmeton Portalb.mk.

“Këtë vit kemi një program të pasur, nëntë shfaqje në garë dhe një shfaqje baleti për mbyllje dhe për nder të aktorit të vlerësuar për arritjen më të lartë. Kemi shfaqje nga teatrot nga Manastiri, Prilepi, Shkupi, Velesi, disa produksione të pavarura, si dhe mysafirë nga Bullgaria dhe Kosova dhe një shfaqje koproduksioni”, bëjnë të ditur nga Festivali.

Ky edicion filloi me shfaqjen “Glembaevi” me regji të Branko Brovac dhe interpretim të aktorëve të teatrit “Vojdan Çernodrinski”.

“Tridhjetë aktorë janë në garë për çmimin e vetëm për arritjen më të lartë të aktrimit “Risto Shishkov”, i cili përbëhet nga një medalion ari me imazhin e Shishkovit dhe një çmim në të holla prej 1500 euro”, bëjnë të ditur nga Ministria e Kulturës, e cila e mbështet financiarisht këtë aktivitet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button