RMV, gjashtëfish më shumë të shëruara sesa të infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend nga ku rezulton se në 24 orët e fundit prej 223 të testuarve kanë rezultuar 34 të infektuar, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat janë si vijon: 

  • Raste të reja: 34
  • Riinfektime: 8
  • Të vdekur: 0
  • Të vdekur të raportuar në Termini im: 3
  • Të shëruar: 264
  • Testime: 223

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 1.032. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Ohri, Prilepi dhe Tetova.

Nga fillimi i pandemisë:

  • Të infektuar: 341.404
  • Të shëruar: 330.866
  • Të vdekur: 9.506
  • Testime: 2.156.878

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button