‘Zëri i vendlindjes’ kundër vendimit të Geshovska për rastin Monstra

Shoqata joqeveritare “Zëri i vendlindjes”, ka reaguar me rastin e fjalës përfundimtare të Prokurores Geshovska “Rasti i Smilkovcit”, Prokurorja në fjalë, përmes fjalës përfundimtare, sipas saj, “nuk kërkon të gjykohen dhe dënohen autorët e mundshëm të krimit, por tërë shqiptarët e Maqedonisë”.

“Praktikat e këtilla të denoncimit dhe dënimit të tërë një populli duke u nisur prej motiveve politike dhe kapriciave individuale, ndajmë bindjen se nuk janë të para të këtij lloji, por shpresojmë të janë të fundit!

Ndërkaq, iu bëjmë me dije edhe subjekteve politike që ndihen të prekur prej rastit në fjalë në reagimet e tyre të jenë më të zëshëm.

Ne, Zëri i Vendlindjes – Shoqatë joqeveritare, mbështesim institucionet e drejtësisë, që në praktikën e tyre gjyqësore udhëhiqen prej ligjeve e gjykimet e tyre nxirren prej vendimeve të këshillave gjyqësore.

Ne, nuk e humbim shpresën te drejtësia si akt hyjnorë, i vendimeve të praktikave gjyqësore”, kanë thënë në “Zëri i vendlindjes”, me kryetar Muhadin Zelfiu.

Reagimi i 'Zëri i vendlindjes'
Reagimi i ‘Zëri i vendlindjes’

Lajme të ngjashme

Back to top button