fbpx

Filmi i Senad Abdulit “Kohë e mirë për të vdekur”, fitoi çmim në festivalin “Aster Fest”.

Filmi i aktorit tetovar Senad Abduli, “Kohë e mirë për të vdekur”,  fitoi çmimin Aco Aleksov, për autorë më të mirë në festivalin “Aster Fest”.

“Duam ti shprehim mirënjohje për  poezinë e fotografisë bardhë e zi, dhe presionin e kohës që e ndjenim në çdo moment,  dhe na mbante të fokusuar në rolin kryesor gjatë gjithë kohës.  Por për ne, ky film nuk është vetëm një film për vetëvrasjen, pasi  varjen e shohim  jo vetëm si vdekja e trupit por edhe të egos të cilën protagonisti e sakrifikon që të kthehet te gruaja dhe fëmijët. – gjëra  që në shikim të parë duken të vogla kanë vlerë dhe ia vlen ti duash . 10 minuta , 10 sekonda , 10 hapa”, u shpreh juria e përbërë nga Brigit Stauber, Zhelimir Guardiola dhe Stefan Sashkov.

“Edhe pse nga 2008 nuk jam ngjitur në skenën e teatrit mungesën e shprehjes time artistike u mundova ta gjejë në Film. Është pikërisht filmi mënyra ku unë gjeta prehje për të shpreh klithjet e mia për realitetin e dhimbshëm te kohës kur me duhet te veproj”, u shpreh aktori Senad Abduli.

Aktori tetovar me keqardhje thotë: “Njeriun mund ta vrasësh në shumë mënyra ndërsa artistit ndaloja fushëveprimin dhe ai është i vdekur” Por kjo nuk më ndodhi mua pasi gjeta alternativën time. Bota e filmit natyrisht që më ka pëlqyer, por gjithmonë kam qene skeptik në mundësit e gjetjes se financave pasi filmi ka kosto më të madhe, por i inkurajoj të gjithë ata artist që mendojnë se gjitha dyert i kanë te mbyllura nga “artistët” politikan ,mos ndalen pasi që mund te gjeni se paku një dritare të hapur, dhe fatin tuaj  mos e mbështetni në injorancë”, thotë Senad Abduli.

Lajme të ngjashme

Back to top button