Pendarovski emëroi ambasadorët e rinj në Norvegji, Kanada, Belgjikë, Sllovaki dhe Bullgari

Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të kompetencave të tij kushtetuese, sot nënshkroi dekrete për emërimin e ambasadorëve të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën Sllovake, në Kanada, në Mbretërinë e Norvegjisë, në Mbretërinë e Belgjikës dhe në Republikën e Bullgarisë, transmeton Portalb.mk.

Evgenija Ilieva u emërua ambasadore në Republikën Sllovake, Agron Buxhaku u emërua ambasador në Kanada, ndërsa Driton Kuçi u emërua ambasador në Mbretërinë e Norvegjisë.

Metodija Belevski u emërua ambasador në Mbretërinë e Belgjikës, ndërsa Agneza Rusi Popovska në Republikën e Bullgarisë.

Pritet që ambasadorët të vazhdojnë me procedurat tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button