Pse Camilla nuk do të jetë mbretëreshë?

Para se të ndërronte jetë, Mbretëresha Elizabeth II konfirmoi se dëshironte që gruaja e Princit Charles, Dukesha Camilla, të bëhet bashkëshorte mbretëreshë (queen consort) pas ngjitjes së tij në fron, shkruan Anabel Magazine.

Megjithatë, dukesha nuk do të jetë Mbretëresha Camilla sepse ekzistojnë pesë “lloje” të ndryshme mbretëreshash në Mbretërinë e Bashkuar.

1 – Mbretëresha (Queen Regnant)

Mbretëresha ka të njëjtin gradë si mbreti dhe është personi që ka fuqi sovrane, ushtarake dhe politike.

2 – Bashkëshortja mbretëreshë (Queen Consort)

Një bashkëshorte mbretëreshë është gruaja e një mbreti në fuqi, në këtë rast mbretit Charles. Pra, dukesha Camilla.

3 – Mbretëresha Regjent

Mbretëresha Regjent është kujdestarja e rritur i një monarku fëmijë që sundon derisa fëmija të arrijë moshën.

4 – Mbretëresha “Dowager”

Kjo është e veja e një mbreti. Ajo ende ka titullin dhe rëndësinë e pozitës së saj të mëparshme si bashkëshortja mbretëreshë, por në fakt nuk është më bashkëshorte mbretëreshë për shkak të një monarku të ri që është në fron. Nëse Charles do të vdiste përpara Camilla-s, ajo do të bëhej një mbretëreshë dowager.

5 – Nëna Mbretëreshë

Kjo është paksa e komplikuar. Një nënë mbretëreshë është në thelb një mbretëreshë, e cila është nëna e monarkut në fuqi. Natyrisht, Camilla nuk është nëna e monarkut të ardhshëm, Princit William, kështu që ajo nuk do të njihet si nëna mbretëreshë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button