Nën-stacionet e autobusëve në Tetovë s’kanë karrige, qytetarët improvizojnë me mobilje shtëpiake (VIDEO)

Autobusët e Tetovës pas shumë pengesave dhe zvarritjeve tani po qarkullojnë nëpër qytet, madje edhe numri i qytetarëve që i përdorin të njëjtit është në rritje e sipër. Megjithatë, qytetarët autobusët i presin në këmbë pasi në nën-stacionet nuk ka karrige, shkruan Portalb.mk.

Në disa pika, siç është te nën-stacioni te Gjykata e Tetovës, qytetarët shpesh me vetë-iniciativë kanë vendosur karrige nga mobiljet shtëpiake.

Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Mungesën e tyre, drejtpërsëdrejti e ndjejnë personat në moshë, por dhe ata të cilët kanë problem me qëndrimin në këmbë.

Nga Ndërmarrja Publike “Tetova Transport” thonë se ende nuk janë kompetent për këtë pjesë, pasi nën-stacionet e autobusëve janë në pronësi të Komunës së Tetovës.

“Pas marrjes së nën-stacioneve në pronësi të Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport” – Tetovë, si punë e parë do jetë vendosja e karrigeve nëpër nën-stacione”, thonë nga kjo Ndërmarrje.

Ndërsa nga ana tjetër, në Komunë sapo është konstituuar këshilli i ri, i cili prioritet siç deklaroi kryesuesi i këtij këshilli do të kenë  fillimisht rebalancin e buxhetit, raportet tremujore dhe raportet e ndërmarrjeve.

Kujtojmë që, nëntë nën-stacionet e autobusëve ende pa u shfrytëzuar siç duhet, edhe pse kushtuan rreth 4,524 euro një, para rreth një viti u zëvendësuan me të reja prej xhami, por aty ende mungojnë ulëset për pasagjerët.

Ndryshe, linjat e autobusëve ende qarkullojë sipas orarit veror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button