Ukrainë, 5 civilë humbën jetën në sulmet e forcave ruse në Kharkiv

Në sulmet e forcave ruse në Kharkiv, në lindje të Ukrainës, kanë humbur jetën 5 civilë ndërsa 10 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori i administratës ushtarake në rajonin e Kharkivit, Oleg Sinegubo njoftoi se forcat ruse kanë nisur sulmet me raketa në qendër të Kharkivit gjatë natës.

Sinegubo tha se pesë persona humbën jetën, nga të cilët dy ishin gra dhe dhjetë persona u plagosën.

Në një njoftim të Zyrës së guvernatorit në rajonin e Donetskut thuhet se dje u vranë nëntë persona ndërsa 23 u plagosën.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës deklaroi se ushtria ruse në 24 orët e fundit ka humbur 650 ushtarë gjatë luftimeve në Ukrainë.

Në njoftim thuhet se nga 24 shkurti deri më 9 shtator, 51.950 ushtarë rusë u neutralizuan në Ukrainë. Gjatë kësaj periudhe u rrëzuan 239 avionë, 211 helikopterë ndërsa u shkatërruan 2.122 tanke, 4.575 automjete të blinduara, 1.237 topa, 306 raketahedhës dhe 159 sisteme mbrojtëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button