fbpx

NISMA: Thaçi keqpërdor gjithçka, edhe veteranët e luftës së UÇK-së

Nisma për Kosovëen nëpërmjet nujë letre dërguar veteranëve të UÇK-së, ka reaguar ndaj veprimeve të liderit të PDK-së Hashim Thaçi. Nisma për Kosovën, konsideron se Thaçi ka vendosur të manipuloj dhe keqpërdor gjithçka që i vjen përdore në mënyrën më të paskrupullt, ketë e bëri edhe me veteranët e luftës së UÇK-së.

Më poshtë letra e plotë e Nisëmpër për Kosovën:

Të nderuar bashkëluftëtarë,

Hashim Thaçi ka vendosur të manipuloj dhe keqpërdor gjithçka që i vjen përdore në mënyrën më të paskrupullt, ketë e bëri edhe me veteranët e luftës së UÇK-së. Takimi që organizoi Hashim Thaçi me një pjesë të veteranëve të UÇK-së dhe sidomos fjalimi i tij i mbajtur në këtë takim na shtyri t’ju drejtohemi publikisht juve që dhatë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës.

Ju e dini fare mirë se përfundimi i luftës çlirimtare krijoi një kontekst të ri historik ku secili prej jush lirshëm pati mundësi të përcaktohej për vazhdimin e aktivitetit të vet, qoftë në kuadër të TMK-së, qoftë në kuadër të Policisë së Kosovës, qoftë në strukturat partiake që ju pëlqyen. Pa marrë parasysh se ku e vazhduat veprimtarinë dhe pa marrë parasysh se në cilën parti politike u angazhua një numër prej jush, ne do t’ju respektojmë përjetësisht për kontributin që keni dhënë Ju për realizimin e aspiratës sonë kombëtare.

Megjithatë, kur kemi të bëjmë me aktivitetet politike nuk mundem pa ua rikujtuar disa të vërteta të hidhura për njërin nga bashkëluftëtarët tanë, për Hashim Thaçin!

Gjatë luftës çlirimtare të Kosovës ai u mundua ta identifikojë tërë kontributin e Lëvizjes Popullore të Kosovës si të ishte kontribut vetëm i tij. Lëvizja jam unë thoshte Hashim Thaçi në atë kohë. Pas përfundimit të luftës dhe në kohën kur Lëvizja Popullore e Kosovës stigmatizohej si organizatë marksiste- leniniste, Hashim Thaçi fshiu nga biografia e vet identifikimin me Lëvizjen Popullore të Kosovës dhe u kufizua vetëm me identifikimin me  UÇK-në.

Shkoi deri aty sa ta identifikojë tërë kontributin e UÇK-së me veten e vet. UÇK-ja jam unë, rrihte gjoks Hashim Thaçi!

Por, në kohën kur qarqet antishqiptare përgatitën Raportin e Dik Martit, Hashim Thaçi deklaroi në intervistën ekskluzive për Euronews se ai nuk ka qenë asnjëherë në vijat e para të frontit! Vetëm që nuk tha se asnjëherë nuk kam qenë në UÇK. Largimi i shokëve dhe afrimi i kundërshtarëve të lirisë, është dëshmia më e mirë se ai ka hequr dorë nga idealet tona liridashëse.

Pas themelimit të PDK-së ai shkoi duke e aplikuar një logjikë despotike të tipit absolutist sa që erdhi deri në atë shkallë sa të identifikohet tërësisht partinë me veten: PDK-ja jam unë!

Ju, të nderuar bashkëluftëtarë, jeni dëshmitarë se para disa ditësh Hashim Thaçi i largoi nga bina kandidatët tjerë të PDK-së nga Drenasi, bashkëluftëtarë tanë, sepse ai nuk dëshiron të identifikohet me ta! Poshtërim më të madh kandidatëve për deputet nuk ua ka bërë asnjë udhëheqës politik i deritashëm. Bile as despotët më të mëdhenj që njeh historia nuk vepruan në këtë mënyrë! Por me prurjet e “reja”, sillet me dashamirësi?!

Gjatë dy mandateve të qeverisjes së Hashim Thaçit as përpjekjet më të vogla që të merret me hallet dhe telashet e shumta që kanë pasur veteranët e UÇK-së!

Asnjëherë nuk e shtroi në rend të ditës pse me dhjetëra ish bashkëluftëtarë tanë bënë vetëvrasje për shkak të kushteve të mjerueshme në të cilat i la Qeveria Thaçi!

Asnjëherë nuk e shtroi në rend të ditës pse me dhjetëra bashkëluftëtarë tanë u shtrënguan të bëjnë grevë urie para ndërtesës së Qeverisë Thaçi!

Por, sot kur i duhen votat, Hashim Thaçi, pa fije turpi, deklaron se UÇK-ja është çuar në këmbë për të fituar e mira ndaj të keqes!

Kësaj deklarate i mungon thelbi i problemit: Hashim Thaçi me filozofinë e vet despotike,  është e keqja më e madhe për Kosovën, për qytetarët e saj, për PDK-në dhe për veteranët e UÇK-së! Ai është duke abuzuar me çdo vlerë kombëtare e institucionale, ai po abuzon edhe me shtetin tonë.

Vota me 8 qershor është votë për NISMËN E RE PËR KOSOVËN! E kemi për obligim t’ia pamundësojmë realizimin e ëndrrës së tij që të identifikohet me shtetin e Kosovës! T’ia pamundësojmë të thotë “Kosova jam unë”!

Të nderuar bashkëluftëtarë,

Në këto momente të rëndësishme për drejtimin politik të Kosovës na lejoni që t’ju drejtohemi, në veçanti veteranëve me të cilët vepruam politikisht në kuadër të PDK-së, të votojnë për NISMËN për Kosovën.

Më 8 qershor, duke votuar për NISMËN ju i jepni fund poshtërimit që ju bëri deri tani Hashim Thaçi, ky uzurpator i meritave të juaja për çlirimin e Kosovës! NISMA për Kosovën është shpresë e vetme që t’i jepet fund logjikës despotike në Kosovë dhe të ngadhënjejë demokracia!

Megjithatë, si do që të votoni ju, veteranë të UÇK-së, respekti im ndaj jush, për atë që keni bërë për lirinë e vendit tonë, do të jetë i përjetshëm!

Lajme të ngjashme

Back to top button