Kandidatët e opozitës, Branko Sekullovski dhe Vesna Jovanovska nuk morën mbështetje që të bëhen gjyqtarë kushtetuese

Komisioni i Kuvendit për Çështje dhe Emërime sot nuk e konfirmoi propozimin e gjyqtarit në pension, Branko Sekullovski, që të zgjedhet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut. Mbështetje nuk mori as gjykatësja nga Gjykata Administrative, Vesna Jovanovska, njofton Portalb.mk.

Sot edhe propozimi i kandidatit për gjykatës Todor Vitlarov, i propozuar nga VMRO-DPMNE nuk mori mbështetje nga Komisioni Kuvendor që të jetë gjykatës në Gjykatën Kushtetuese.

Prej gjashtë propozimeve nga VMRO-DPMNE, përveç Sekullovskit, Jovanovskës dhe Vitlarov, deri më tani është refuzuar edhe kandidatura e profesoreshës universitare, Rodna Zhivkovksa. Propozimet e opozitës janë edhe profesori universitar Savo Klimovski dhe prokurori publik Vojisllav Dimovski.

Seanca do të vazhdojë me diskutimin për kandidatët e tjerë, më saktësisht për kandidatin Vojisllav Dimovski.

Sipas deputetëve të opozitës VMRO-DPMNE-së, funksioni i gjyqtarit kushtetues është ndoshta pozita më e fuqishme në vend. Ata konsiderojnë se mbështetje u jepet, nga siç thonë ata, të bindurit partiak dhe të subjekteve dhe jo cilësisë dhe kapacitetit të kandidatëve apo nga ana tjetër integritetit të tyre.

Nga kandidatët e propozuar të LSDM-së, sipas tyre, askush nuk dallohet me diçka të dukshme në aspektin e punës dhe nuk kanë karrierë mbresëlënëse.

Deri më tani, anëtarët e Komisionit kanë votuar që kandidatja Tatjana Vasiq-Bozaxhieva, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislacion civil, t’i propozohet Kuvendit si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese.

Deri më tani, përveç Vasiq-Bosaxhievës, deputetët kanë përkrahur edhe kandidaturën e gjyqtarit civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender. Ata, si dhe prokurori publik republikan Ljubomir Joveski, janë propozuar nga partitë në pushtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button