Aparat i ri rrezatimi për pacientët onkologjikë u prezantua në “8 Shtatori”

Me rastin e festës së Pavarësisë, kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski së bashku me ministrin e Shëndetësisë Bekim Sali morën pjesë në prezantimin e aparatit për terapi rrezatimi për pacientët onkologjikë në Spitalin e Shkupit “8 Shtatori”. Aparati, i cili duhet të jetë plotësisht funksional deri në fund të vitit, e prezantoi drejtori i spitalit, Hristijan Kostov, transmeton Portalb.mk.

Me këtë aparat, i cili pritet të vihet në funksion të plotë deri në fund të vitit, duhet të lehtësohet ndjeshëm presioni në repartin onkologjik të Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, pasi që një e treta e pacientëve,do të vazhdojnë të marrin kujdesin dhe shërbimin shëndetësor në spitalin “8 Shtatori” me një akselerator cilësor të një brezi të ri, nuk ka një akselerator të tillë në rajon, ky është i një gjenerate më të re.

“Bëmë gjithçka që është në dorën tonë për të siguruar kushtet dhe lejet e nevojshme dhe ti vëmë ato në funksion.Prandaj simbolika e sotme është e qartë. Jo rastësisht kemi zgjedhur Ditën e Pavarësisë – 8 Shtatorin për të prezantuar këtë projekt të rëndësishëm në spitalin me të njëjtin emër”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ndryshe, reparti onkologjik në “8 Shtatori” është një nga repartet ku ka më shumë pacientë pasi shumë shërbime onkologjike në vend i ofron vetëm ky repart andaj edhe pacientët nga të gjitha anët e vendit vijnë aty.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button